Italiani vjedh “Audi Q5” në Tiranë Gjatë arratisjes, ai ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa automjete. Një shtetas italian është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se vodhi një automjet tip “Audi Q5” dhe tentoi t’i shpëtonte policisë.
Ngjarja ndodhi në një rrugë dytësore, në momentin kur pronari kishte dalë nga automjeti duke e lënë atë të ndezur. Sipas informacioneve 35-vjeçari Angelo Esposito mori automjetin dhe u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas sinjalizimit për vjedhjen, policia është vënë në ndjekje të tij në zonën e Astirit. Gjatë arratisjes, ai ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa automjete.
Si pasojë e ngjarjes është lënduar edhe një punonjës policie, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda.
Pas ndjekjes, efektivët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë shtetasin italian. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë ai ka refuzuar të japë deklarime para bluve. Burime thonë se i riu ka refuzuar të zbulojë edhe gjeneralitetet e emrit, ndërsa me vete nuk i është gjetur asnjë dokument.
Policia është lidhur me ambasadën italiane në Tiranë për të marrë më tepër informacion për aktivitetin e tij në Shqipëri. Deri në këtë fazë mbetet i paqartë shkaku i hyrjes së tij brenda vendit tonë dhe koha, ndërsa pritet përgjigje e ambasadës për të sqaruar rrethanat e plota.
"Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Escape”
Vodhi një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari italian.
Sekuestrohet automjeti i vjedhur audi Q5, që drejtohej nga 35-vjeçari, pa leje.
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës 19:00 të datës 29.08.2026, ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.
Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah. Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme.", njofton policia. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë/ Kryefamiljari në gjendje të rëndë, do të dërgohet për mjekim jashtë vendit 30 Gusht 2026, 07:3007:30Kronike Ranë në kontakt me rrymën, rëndohet bilanci në Vaun e Dejës; pas rojës humb jetën edhe elektricisti! 29 Gusht 2026, 22:4022:40Kronike Detaje nga shpërthimi në Lezhë, mes 6 të plagosurve 2 fëmijë; nesër kishin dasmë 29 Gusht 2026, 22:2622:26Kronike Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë! 29 Gusht 2026, 20:5620:56Kronike Ranë në kontakt me rrymën në një lokal në Vaun e Dejës, humb jetën 40-vjeçari; në gjendje të rëndë elektricisti! 29 Gusht 2026, 20:4720:47Kronike Sherr mes disa personave në Korçë, plagosen dy vëllezër! 29 Gusht 2026, 20:1520:15Kronike

