Lajme Zone
Prokuroria: Të pushohet akuza ndaj Çyrbjes/ Ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Prokuroria: Të pushohet akuza ndaj Çyrbjes/ Ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’

Dosja e Jurgis Çyrbjas, që lidhet me hetimet për kohën që drejtonte Kadastrën e Durrësit, mund të mbyllet pa kaluar në gjykim.

Dosja e Jurgis Çyrbjas, që lidhet me hetimet për kohën që drejtonte Kadastrën e Durrësit, mund të mbyllet pa kaluar në gjykim.

Pasi SPAK ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit, kjo e fundit ka përfunduar shqyrtimin e materialeve dhe i është drejtuar gjykatës me kërkesë për pushimin e akuzës së shpërdorimit të detyrës për Çyrbjen dhe 3 të pandehur të tjerë.

Tashmë, kërkesa e Prokurorisë së Durrësit duhet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë nëse do ta miratojë pushimin e akuzës apo jo. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet