Lajme Zone
Prokuroria Speciale e Kosovës zbardh audio-incizimin/ Fatmir Sheholli i jep 1 mijë euro Milaim Zekës nga BIA serbe
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Prokuroria Speciale e Kosovës zbardh audio-incizimin/ Fatmir Sheholli i jep 1 mijë euro Milaim Zekës nga BIA serbe

Prokuroria Speciale e Kosovës ka siguruar një komunikim mes Fatmir Shehollit dhe gazetarit Milaim Zeka, të zhvilluar më 30 shtator. Audio-incizimi zbardh bisedën e zhvilluar nga Sheholli dhe Zeka në parkingun e një restoranti në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, biseda është zhvilluar në momentin e pranim-dorëzimit të një shume financiare prej 1 mijë eurove, të cilat Sheholli dyshohet se i kishte marr

Prokuroria Speciale e Kosovës ka siguruar një komunikim mes Fatmir Shehollit dhe gazetarit Milaim Zeka, të zhvilluar më 30 shtator.

Audio-incizimi zbardh bisedën e zhvilluar nga Sheholli dhe Zeka në parkingun e një restoranti në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, biseda është zhvilluar në momentin e pranim-dorëzimit të një shume financiare prej 1 mijë eurove, të cilat Sheholli dyshohet se i kishte marrë nga BIA serbe në veri të Mitrovicës. Sheholli akuzohet se kishte pranuar 5 mijë euro nga BIA. 1 mijë po ia dorëzonte gazetarit Zeka, raporton Paparaci.

Fatmir Sheholli: Qe ku i ki qetu njëmijë.

Fatmir Sheholli: Qe, nihmi na ma von kur ta qitsh tjetrën.

Milaim Zeka: Qe t`nguc najkush thirrem.

Fatmir Sheholli: Po po thirrem, ej qoma qato kur te… hajt zemra jem.

Mediat në Kosovë raportojnë se bëhej fjalë për një audio-incizim ku përfshiheshin zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përfshirë ministri Nenad Rashiq. Prokuroria pretendon se përmes këtij materiali, BIA serbe synonte të ndërhynte në zgjedhjet lokale në Kosovë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.