Prokuroria e Përgjithshme ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit i Përgjithshëm, Alush Dragoshi. Në mesazhin e ngushëllimit, Prokuroria e Përgjithshme shpreh dhimbjen për humbjen e tij, duke vlerësuar kontributin që ai dha në drejtimin e institucionit gjatë viteve të para të tranzicionit demokratik, në periudhën 1992–1997. Në mesazhin e saj, Prokuroria e Përgjithshme thekson se Alush Dragoshi ishte një nga figurat e drejtësisë shqiptare, i cili kontribuoi në drejtimin e institucionit në një periudhë të rëndësishme dhe sfiduese për vendin. “Prokuroria e Përgjithshme, në emër të gjithë prokurorëve, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të institucionit.
