TIRANË- Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Xholi ka kandiduar edhe më parë dy herë për drejtues të SPAK-ut dhe ka mbajtur postin e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme. LEXO edhe...Beqiraj sot në gjyq për ekstradimin! Report Tv rindërton itinerarin e lëvizjes me avionin e vogël! Si u kap mbi central bërthamor nga ushtria franceze Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfn më 1 gusht, në orën 00:00. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë. Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfn në muajin dhjetor. Ora 15:40 Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me titullin “Doktor i Shkencave” në jurisprudencë, Adnan Xholi është emri i parë që ka hyrë zyrtarisht në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurori i posaçëm i SPAK ka dorëzuar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke shfaqur interesin për të drejtuar institucionin më të lartë të akuzës në vend.Me një karrierë mbi dy dekada në sistemin e drejtësisë, Xholi është një nga emrat më të njohur të prokurorisë shqiptare. I lindur në Dibër më 6 korrik 1975, ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe është emëruar prokuror në janar të vitit 2004.Më herët ka shërbyer si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si prokuror në Gjirokastër, përpara se të transferohej në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë.Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione drejtuese. Ai ka drejtuar përkohësisht Prokurorinë e Lezhës dhe Prokurorinë për Krime të Rënda, ndërsa më pas ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe më vonë Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.Në korrik të vitit 2021, pas kalimit të procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting), Xholi iu bashkua Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku ushtron detyrën e prokurorit të posaçëm. Në SPAK ai ka hetuar dosje të bujshme të narkotrafikut vrasjeve me pagese dhe krimit të organizuar.Kjo nuk është hera e parë që Adnan Xholi kandidon për një post drejtues. Në vitin 2022 ai ishte kandidat për drejtimin e SPAK, ndërsa në fund të vitit 2025 garoi sërish për kreun e institucionit, duke paraqitur platformën e tij për forcimin e hetimeve dhe rritjen e efektivitetit të prokurorisë.Tashmë, me aplikimin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Xholi bëhet kandidati i parë që hyn në garën për të pasuar Olsian Çelën, mandati shtatëvjeçar i të cilit përfn në dhjetor të këtij viti. Afati për dorëzimin e kandidaturave pranë KLP-së është 1 gushti. Share SI.E./K.M/ReportTv.al spak KLP Olsian Çela Adnan Xholi prokuroria e pergjithshme Komento Komente Piaca: 29/07/2026 12:55 Shteti i ben nder vetes me figuren e A .Xholit.
Uroj qe kandidatura e A.Xholit mos te diskutohet. Përgjigju DANI: 29/07/2026 11:18 FAKTI QE DO TE IKI NGA STRUKTURA TREGON QE ATJE SITUATA NUK ESHTE NDER ME TE MIRAT Përgjigju Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 8405 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

