Lajme Zone
Prokurori i SPAK Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm! Dorëzon aplikimin në KLP
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Prokurori i SPAK Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm! Dorëzon aplikimin në KLP

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, është kandidati i parë që ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 1 gusht, ndërsa mandati i Olsian Çelës mbyllet në muajin dhjetor.

TIRANË- Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Xholi ka kandiduar edhe më parë dy herë për drejtues të SPAK-ut dhe ka mbajtur postin e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme. LEXO edhe...Gjyqi në GJKKO/ Kërkuan pavlefshmëri provash, sot seanca e radhës për Metën dhe Kryemadhin Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfn më 1 gusht, në orën 00:00. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë. Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfn në muajin dhjetor. SI.E./ReportTv.al prokuroria e pergjithshme Adnan Xholi Olsian Çela KLP spak Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 7887 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?