Në progresraportin e KE për Shqipërinë ngrihet edhe shqetësimi për përdorimin e tepruar të masës së arrestit në burg. Në raport thuhet se “paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese”, duke theksuar se “institucionet duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më efektiv të masave alternative ndaj paraburgimit.” “Problemet që lidhen me të drejtat procedurale të personave të dyshuar dhe të akuzuar vazhdojnë të jenë të pranishme dhe duhet të adresohen, përfshirë çështje serioze që kanë të bëjnë me të drejtën për informim gjatë procedimeve penale, mbrojtjen e parimit të prezumimit të pafajësisë, të drejtën për të pasur akses te një avokat që në fazat më të hershme të hetimit, si dhe aksesin në ndihmë juridike në kohën e duhur. Paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese e vendosur gjatë fazës së hetimit dhe në pritje të gjykimit. Institucionet përkatëse duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më të gjerë dhe më efektiv të masave alternative ndaj paraburgimit”, thuhet në raport. LEXO EDHE:Udhërrëfyesi/ BE me plan për Shqipërinë: Datat kur mbyllen 31 kapitujt e mbetur, Këshilli të nisë hartimin e Traktatit të Anëtarësimit! Financim dhe integrim gradual Në raport kërkohet gjithashtu rifillimi urgjent i monitorimit elektronik, i pezulluar që prej vitit 2019, për të mbikëqyrur respektimin e “arrestit në shtëpi” dhe shërbimit të provës. Lajmi kryesor: Integrimi/ Progresraporti për Shqipërinë: SPAK rezultate pozitive, por sfidë korrupsioni! Ballukut s’iu hoq imuniteti, shqetësim për balancën mes pushteteve! Duhet dialog konstruktiv për protestat (VIDEO) SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: integrimi ne be Marta Kos Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 24.4% Asnjërin 20.2% Vota total: 471 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

