Aplikimet për programin “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të zbatohet në 408 shkolla në të gjithë vendin do të jenë të hapura deri më 25 shtator. Regjistrimi i nxënësve mund të kryhet përmes platformës SMIP, ndërsa autoritetet arsimore kanë vënë në dispozicion edhe një video shpjeguese që tregon hap pas hapi procedurën e aplikimit. Përmes këtij programi, prindërit mund të zgjedhin klubin që i përshtatet më shumë interesave dhe talentit të fëmijës së tyre. Programi synon t'u ofrojë nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për t'u argëtuar dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre edhe pas përfundimit të orarit mësimor. LEXO edhe...Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, përmbysin koshat e plehrave! Sulm me vezë e shishe uji policëve, disa të shoqëruar (VIDEO) Mes aktiviteteve që ofrohen janë “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, muzika, teatri, kërcimi, zejet, artet pamore dhe sporti. U.D/E.H/ReportTv.al Tirane smip Pas Shkolle arsimi Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 1994 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
