Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi programin e ri të strehimit dhe hodhi poshtë pretendimet se paketa është program elektoral në një kohë kur vendi shkon drejt zgjedhjeve vendore. Ajo sqaroi se synohet që paketa të miratohet në fillim të tetorit, ndërsa thirrjet për përfituesit do të hapen brenda këtij viti. “S’do të futet në fuqi në 2027. Paketa ligjore miratohet në fillim të tetorit. Thirrjet do të hapen po gjatë vitit aktual. Duke qenë se ka proces administrativ për menaxhimin e thirrjeve, fituesit do t’i shpallim në fillim të vitit 2027. Në programin e PS-së kemi pasur fokus te strehimi. Strehimi është një çështje që meriton më shumë fokus, zgjerimi i kësaj politike meriton vëmendje të veçantë. Ky nuk është program elektoral, zgjedhje ka çdo dy vjet. Çdo politikë që ne bëjmë, s’duhet ta lidhim me programet elektorale”, tha Ibrahimaj. LEXO edhe...Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë Programi parashikon që 4 mijë çifte të reja të kenë mundësi të blejnë banesë me kredi të subvencionuar nga shteti. E pyetur nëse mund të gjenden apartamente me vlerë rreth 60 mijë euro, Ibrahimaj tha se banesa me këto çmime ka kryesisht në periferi të Tiranës dhe me sipërfaqe më të vogla. Sipas saj, programi synon veçanërisht të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimet dhe po hedhin hapat e parë në tregun e punës. “Ky program do t’u dedikohet atyre profesionistëve që sapo kanë mbaruar studimet, duan të jetojnë pranë vendit të punës apo shërbimeve dhe duan të nisin jetën e tyre duke pasur në pronësi një apartament”, tha Ibrahimaj. Programi i ri parashikon 2 mijë kredi me interes 0% dhe 2 mijë të tjera me interes 3%, ndërsa për 3 mijë familje të reja shteti synon të mbulojë gjysmën e qirasë. Lajmi në përditësim.... Ora 11:58 Shqipëria marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: 110 milionë euro investime në konvikte, Vaun e Dejës dhe digjitalizimin e nënstacioneve elektrike Qeveria miratoi marrëveshjen me Gjermaninë me vlerë 110 milionë euro, nga të cilat 20 milionë euro grant, për financimin e tre projekteve në sektorin energjetik. Detajet i bëri të ditura ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.Projekti i parë parashikon rehabilitimin e 14 konvikteve të tjera, pas investimeve të përfunduara në 15 të tilla, me synim rritjen e eficiencës së energjisë dhe përmirësimin e kushteve. Investimi i dytë do të bëhet në HEC-in e Vaut të Dejës, që siguron rreth 28% të prodhimit të energjisë nga KESH. Rehabilitimi synon t’i zgjasë hidrocentralit jetëgjatësinë me rreth 30 vite. Projekti i tretë parashikon digjitalizimin e rreth 40 nënstacioneve të transmetimit, për menaxhimin më efikas të flukseve të energjisë dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit."Kemi nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane, për tre projekte të rëndësishme. lidhet me rehabilitimin e konvikteve, vijojmë punën për 14 konvikte në vijim. Programi i dytë është rehabilitimi i HEC Vau i Dejës, në vepër e rëndësishme energjetike, i shtojmë jetëgjatësinë me 30 vite. Programi i tretë, dixhitalizimi i sistemeve të operatorit të transmetimit, me qëllim menaxhimin e flukseve të energjisë.Ne kemi përmbyllur 2 programet e para të eficiencës së energjisë elektrike për panelet diellore për ujin e ngrohtë që kanë përfituar 4 mijë klientë familjarë dhe që janë realizuar brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndërkohë Agjencia e Eficiensës së Energjisë Elektrike ka programe specifike për rehabilitimin e pallateve dhe ndërtesave në qytete të caktuara. Një ndër elementët që ne do përpiqemi ta kemi në fuqi brenda këtij viti, ku parashikojmë krijimin e një fondi të eficiencës së energjisë. Ky fond do ketë një vlerë të caktuar parash që do menaxhohet nga një bord specifik që do japi mbështetje për të gjithë qytetarët dhe bizneset për eficiencën e energjisë", tha Karakaçi. Share SI.E./E.H/ReportTv.al Delina Ibrahimaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 4589 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
