Lajme Zone
Probleme me trafikun ajror në Itali, anulohen 8 fluturime nga Tirana! Ministria e Infrastrukturës: Italianët po punojnë me 50% të kapacitetit, priten anulime dhe vonesa të tjera!
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Probleme me trafikun ajror në Itali, anulohen 8 fluturime nga Tirana! Ministria e Infrastrukturës: Italianët po punojnë me 50% të kapacitetit, priten anulime dhe vonesa të tjera!

Një defekt në rrjetin e transmetimit të të dhënave për kontrollin e trafikut ajror në Itali ka shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh, duke prekur edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Deri tani janë anuluar 8 fluturime nga Tirana drejt Italisë, ndërsa priten probleme të tjera gjatë ditës.

Trafiku ajror në Itali është reduktuar mëngjesin e kësaj të premteje, 16 tetor, për shkak të anomalive në rrjetin e transmetimit të të dhënave që përdoret për kontrollin e fluturimeve. Autoriteti Italian i Menaxhimit të Trafikut Ajror (ENAV) po operon me vetëm 50% të kapacitetit, situatë që ka sjellë vonesa dhe anulime fluturimesh edhe në Shqipëri. Ministria e Infrastrukturës njofton se deri më tani janë anuluar 8 fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt aeroporteve italiane. Sipas ministrisë, priten vonesa dhe anulime të tjera, si për fluturimet drejt Italisë, ashtu edhe për ato nga Italia, deri në rikthimin e kapacitetit të plotë të trafikut ajror italian. " Për shkak të një anomalie në rrjetin e transmetimit të të dhënave, që mbështet shërbimet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, gjatë orëve të para të datës 16 tetor, ENAV (Ofruesi i Shërbimeve të Lundrimit Ajror në Itali) po operon me 50% të kapacitetit. Ky reduktim i kapacitetit të trafikut ajror në Itali pritet të shkaktojë vonesa dhe anulime fluturimesh drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Deri më tani, janë anuluar 8 fluturime nga Aeroporti i Tiranës drejt aeroporteve italiane. Gjithashtu, priten vonesa dhe anulime të tjera të mundshme, si për fluturimet drejt Italisë, ashtu edhe për ato nga Italia, deri në rikthimin e kapacitetit të plotë të hapësirës ajrore dhe aeroporteve italiane. Hapësira ajrore shqiptare dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijojnë të operojnë me kapacitet të plotë" thuhet në njoftim. LEXO EDHE:Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për kancer në mushkëri, Vatikani: Operacioni i Papa Leone XIV doli me sukses Problemet në Itali kanë nisur gjatë natës, kur janë konstatuar anomali në rrjetin e transmetimit të të dhënave që mbështet shërbimet e kontrollit të trafikut ajror në të gjithë vendin. Sipas ENAV, falë sistemeve të emergjencës, trafiku ajror është menaxhuar normalisht deri në orën 06:00. Por vazhdimi i problemeve teknike dhe shtimi i fluturimeve pas kësaj ore kanë detyruar autoritetet të kufizojnë përkohësisht kapacitetin, për të garantuar sigurinë e fluturimeve. Në aeroportet e Romës janë regjistruar vonesa nga 25 minuta deri në dy orë, ndërsa në Milano shumë fluturime janë vonuar nga 30 minuta deri në mbi dy orë. Disa fluturime janë anuluar. ENAV ka përjashtuar mundësinë që anomalitë të jenë shkaktuar nga akte keqdashëse. Autoriteti njoftoi se origjina e problemeve është identifikuar, ndërsa kontrollet teknike vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe për të rikthyer funksionimin e plotë të sistemit. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës sqaron se hapësira ajrore shqiptare dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijojnë të operojnë me kapacitet të plotë. U.D/Shqiptarja.com TAG: itali rinas fluturime Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.9% Jo 79.6% Disi 3.5% Vota total: 2148 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?