Shqipëria është përfshirë prej një javë nga një valë e fuqishme protestash. Të zhvilluara masivisht në Tiranë, protestat e të rinjve janë shoqëruar edhe me episode të rënda dhuna. FOTOLAJM/ Dita e 7-të e protestës/ Tirana mes tensioneve dhe kaosit 19 Tetor, 15:15 Një prej elementëve që ka dalluar nga protestat e deritanishme në vend lidhet me faktin se studentët dhe të rinjtë që protestojnë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit kanë shënjestruar edhe bizneset. “Jemi me ju, mos na dëmtoni”/ Bizneset, mesazh për protestuesit
15 Tetor, 14:51 Bëhet fjalë për sulme ndaj biznesve të ndryshme të vendosura pranë rrugëve kryesore të Tiranës, mes të cilave edhe institucione financiare dhe bankomate. Protestuesit dhunojnë sërish bankat/ Thyhen xhamat, një grup të rinjsh hyjnë brenda
15 Tetor, 16:46 Disa prej akteve të dhunës kanë përfshirë thyerjet e fasadave prej xhami, gjuajtjet me pllaka trotuaresh, dëmtim qepenash, vënie zjarri dhe shumë ngjarje të tjera të rënda.
Protestat, që kanë hyrë këtë të hënë në ditën e 7-të nuk kanë kanë sjellë vetëm sulme ndaj bizneseve, por kanë paralizuar edhe punën për qindra prej tyre, çka pasohet me kosto financiare të shumta, që mund të rezultojnë në një hap me rrezik jo vetëm për të ardhmen e këtyre bizneseve, por edhe të ekonomisë shqiptare. FOTOLAJM/ "Mbështesim protestën, mos na dëmtoni"/ Bizneset shkruajnë mesazhe nëpër qepena 17 Tetor, 15:36 Sektori bankar është një ndër më të prekurit, pasi sulmet dhe dëmtimi i disa filialeve dhe bankomateve të lidhura me to ka sjellë edhe ndërprerje të shërbimit, e mbi të gjitha, ka shtuar ankthin për qytetarët mbi depozitat dhe kursimet e tyre. Dëmtimi i ATM-ve/ Banka e Shqipërisë qetëson qytetarët: Depozitat dhe kursimet janë të sigurta
19 Tetor, 13:25 Pse sulmohen bizneset?!
Si të mos mjaftonin aktet gati-gati vandale ndaj hapësirës publike, sulmet e shumta të të rinjve protestues po godasin rëndë bizneset e vendit.
Bëhët fjalë për biznese të ndryshme, një pjesë prej tyre biznese të vogla dhe biznese familjare, që mbajnë ekonomisht qindra mijëra shqiptarë. Paradoksalisht, protetuesit cenojnë pikërisht këto biznese, që nuk kanë asnjë faj për inatet dhe revoltën ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Shqetësimi për protestat e dhunshme u adresua edhe në mesazhet e përcjella nga komunitetet fetare.
Në qëndrimet e tyre publike, krerët e këtyre komuniteteve ndanë thirrjet se paqja shoqërore është në rrezik, pasi Shqipëria është e të gjithëve dhe jo vetëm e atyre që protestojnë. Protestat studentore/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë bën apel për paqe, drejtësi dhe dialog
18 Tetor, 12:54 Shqipërisë i nevojiten protesta paqësore, që shprehin pakënaqësitë qytetare përmes formave të ndryshme të rezistencës, pa dhunuar bizneset, që mbajnë gjallë ekonominë e vendit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

