Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pr.ligji i ri/ Kontrolle të forta për kriptovalutat, Agjencia Financiare do të monitorojë transaksionet! Kapri: Paratë e pista në ndërtim! Zv.ministri Mehmeti: Po mbikëqyret


Transaksionet përmes kriptovalutave do të jenë objekt kontrolli nga Agjencia e Inteligjencës Financiare për të mos lejuar pastrimin e parave përmes këtij tregu. Projektligji që po miratohet në komisionet parlamentare është në përputhje me direktivat e BE-së dhe hyn në fuqi në janar të 2028-ës.

Nga viti 2028, tregu i kriptovalutave do të jetë objekt kontrolli i institucioneve shqiptare për të parandaluar pastrimin e parave. Persona të përfshirë në aktivitete kriminale vitet e fundit pagesat nuk i bëjnë më në para por përmes kriptovalutave për të shmangur në këtë mënyrë kontrollin nga autoritetet financiare. Shqetësim i ngritur edhe nga vetë institucionet e drejtësisë. Projektligji i ri “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave”, u miratua këtë të hënë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, sipas zëvendësministrit të Financave Andi Mehmeti krijon hapësira për kontroll të posaçëm të tregut të kriptove. “Tregu i kriptove ofron mundësi të reja për inovacion financiar, por mund të shërbejë edhe për lëvizjen e mundshme të fondeve që mund të paraqesin vështirësi për tu gjurmuar. Për arsye ligji vendos kërkesa të qarta për informacionin që shoqëron transferimin e fondeve dhe të kriptoaseteve, për verifikimin e palëve në transaksion”, thotë zëvendësministri i Financave Andi Mehmeti. LEXO EDHE:I përjashtuar nga Kuvendi, Agron Shehaj tenton të futet me forcë: Kam shlyer ndëshkimin, Garda s’e lejon! Balla sqaron: Dënimi i mbaron nesër (VIDEO) Do të jetë Agjencia e Inteligjencës Financiare që do të ketë akses transfertat e kripto-aseteve. “Qëllimi nuk është frenimi i inovacionit por garantimi që inovacioni të zhvillohet në një mjedis të sigurt, transparent dhe të mbikëqyrur”, tha Mehmeti. Ndërsa opozita kërkon më shumë filtra kontrolli për sektorin e ndërtimit, pasi është një nga më të ‘lakmuarit’ për pastrimin e parave të pista e që sipas tyre ka zhvlerësuar edhe valutat. “Sipas operatorëve të tregut kemi 80.000 apartamente bosh dhe çmimet vetëm ngrihen. Pra, ka një mbi investim të orientuar në këtë treg, dhe ka parë lehtësi aty dhe kjo është evidente, sepse kaq e madhe është futja e parasë së pistë së euros konkretisht sa ne e dimë që prej tre vitesh euro është ulur deri në 30% të vlerës”, thotë Erald Kapri deputeti i Partisë Mundësia. “Agjencia e Inteligjencës Financiare kur bën kategorizimin në bazë të riskut, sektorin e ndërtimit e ka kategori me risk të lartë. Pra ka një mbikëqyrje të shtuar pasi është me risk të lartë. Zakonisht sektorët me zhvillim të madh në çdo shtet janë edhe më në rrezik për tu shfrytëzuar në mënyrë jo të duhur nga paratë e pista”, thotë zëvendësministri i Financave Andi Mehmeti. Pavarësisht akuzave nga opozita, qeveria vlerëson se forcimi i lekut ka ardhur për shkak të flukseve valutore të lidhura me investimet, turizmin dhe remitancat. Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave në shkurt të 2023-shit, ndërsa vlerësimin e radhës për ecurinë përballë këtij fenomeni do ta marrë nga Moneyval në dhjetor të këtij viti. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: erald kapri Andi Mehmeti Kriptomonedhat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6490 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?