Lajme Zone
Priza e frigoriferit i vuri flakën hotelit, 2 nga 6 pushuesit me djegie të rënda
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Priza e frigoriferit i vuri flakën hotelit, 2 nga 6 pushuesit me djegie të rënda

Gjashtë pushues janë lënduar si pasojë e zjarrit që përfshiu hotelin Brooklyn në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, rreth orës 04:05 të mëngjesit. Pesë prej të dëmtuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa një është nga Rrësheni. Pesë pushues janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas Policisë, zjarri ka rënë në ambientet e brendshme të hotelit, në pronësi të shtetases M. A., dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, flakët janë lokalizuar, ndërsa godina është evakuuar për shkak të rrezikut. Ngjarja shkaktoi panik te pushuesit, disa prej të cilëve u detyruan të largoheshin nga godina për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.

Nga veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental. Sipas hetimeve paraprake, shkak dyshohet të jetë djegia e prizës elektrike të një frigoriferi që ndodhej në ambientet e restorantit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave.