Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’, s’ka ftesë


Sali Berisha vijon të jetë Non Grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e për pasojë edhe në amabsadën e SHBA-së. Në pritjen e organizuar për prezantimin e amabsadorit të ri Eric Wendt mes dhjetëra politikanëve të majtë e të djathtë, që ishin ftuar, kreu i PD-së e pa sërish veten të përjashtuar

Në orën 18:00 ambasada amerikane nisi pritjen në Tiranë për prezantimin e ambasadorit të ri Eric Wendt. Në të njejtën orë, Sali Berisha u shfaq live në Korçë. Mes ftesave për dhjetëra politikanë, të majtë e të djathtë, një e tillë me emrin e tij kishte munguar. Në qershor ai njoftoi gati me triumfalizëm se pas më shumë se 5 vjetësh nga sanksionimi i tij si non grata, ai do të mund të shkelte në SHBA. “U kry”, tha Berisha në 11 qershor. LEXO EDHE:Avokati Beqiri: SHIK-u i Gazidedes u përdor në mënyrë banale nga Berisha për të vjedhur zgjedhjet e 1996-ës, rrëmbyen dhe zhdukën Remzi Hoxhën pas zbulimit të aferës me Millosheviç Në fakt, bëhej fjalë vetëm për mundësinë që ai të udhëtonte për të qenë pjesë e një delegacioni të partive të djathta në konventën e republikanëve. Edhe vetë DASH, në komunikimn e kohës, njoftoi se Berisha është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në SHBA. Pjesa tjetër e sanksioneve ndaj tij janë ende në fuqi. Pak ditë më parë i pyetur nëse do ishte ftuar në pritjen e ambasadorit të ri amerikan ai vetë pranoi thatë. “ Nuk kam dijeni për ceremoninë”, tha ai. Ftesat për të marrë pjesë në prezantimin e ambasadorit të ri u kishin mbërritur në postën elektronike dhjetëra personave, që në datën 18 shtator. Për ironi të fatit Sali Berisha, shkoi në Korçë, qytetarët e të cilës, njihen për lidhje të hershme shpirtërore me Amerikën. Deri më tani ambasadori i ri amerikan, ka takuar kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi dhe kryetari e Kuvendit Niko Peleshi, veç presidentit Bajram Begaj të cilit i paraqiti letrat kredenciale. Ndërkohë të pranishëm në këtë ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, Minsitri i Drejtësisë Toni Gogu, Minisri i Infrastrukturës Enea Karakaçi, deputetë të PD-së Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, kreu i KLP, deputeti Fatmir Mediu, kryepolici Skënder Hita, Prokurori Altin Dumani, ambasadorë të BE-së, përfaqësues të klerit dhe gazetarë. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:12 Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë në ceremoni (EMRAT) Ambasada amerikane në Tiranë po zhvillon një pritje zyrtare me përfaqësues të politikës dhe medias për të prezantuar ambasadorin e ri Eric Ëendt, pas dorëzimit të letrave kredenciale të presidenti Begaj.Në këtë pritje mungon kreu i opozitës Sali Berisha, i cili ka pranuar se nuk ka marrë ftesë nga ambasada. Në mesin e të ftuarve përveç Berishës janë deputetë të opozitës, përfaqësues të BE-së dhe ambasadorë të BETë ftuarit në pritjen për ambasadorin e ri, Eric Wendt:Presidenti Bajram BegajBlendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe SportitFerit Hoxha, Ministri i Punëve të JashtmeEnea Karakaçi, Toni Gogu, Ministri i DrejtësisëEnea Karakaçi, Ministri i InfrastrukturësKlodiana Spahiu, Ministrja e ShëndetësisëErvin Demo Ministri i BrendshëmMegi Fino, zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme i ShqipërisëErjona Ismaili, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me ParlamentinSofian Jaupaj, Ministri i MjedisitElisa SpiropaliDeputetë të PD-së: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Oerd BylykbashiDeputeti Fatmir MediuKreu i SPAK Klodian BrahoKryepolici Skënder HitaProkurori Altin DumaniKreu i KLP, Mirela BogdaniKreu i BKH, Joni KetaProkurori Vladimir MaraAmbasadorë të BE-sëDom Gjergj Meta Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: ambasada e shba non grata Eric Wendt sali berisha Tirane Berisha ne listen e zeze te SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (11 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3465 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?