Një banor i fshatit Homçan, Pogradec arriti të takonte kryeministrin Edi Rama pas takimit me drejtuesit politikë të qarqeve të PS. I moshuari Çelnik Shtupalli, tregon për mediat se priti rreth pesë orë me shpresën për të takuar kryeministrin dhe kryebashkiakun, për t'i falënderuar për zgjidhjen e disa problemeve që kishte ngritur më parë. LEXO edhe...Sezoni i ri politik/ Pas drejtuesve politikë, Rama sot në Pogradec mbledhje me ministrat! Në fokus puna e deritanishme dhe prioritetet e ardhshme Pas një mbledhjeje shtatë-orëshe me drejtues politikë të qarqeve, Rama kërkoi që të organizohej një takim me të. “I thashë kryeministrit për të bërë rrugën e fshatit Homçan. Populli është i vuajtur shumë prej baltës dhe prej rrugës së keqe. Prandaj i fola kryeministrit, që e mata rrugën dhe është katër kilometra. E kisha besimin që mund të më takojë sepse unë i kam vajtur edhe herë të tjera dhe ia shtrova përfundimisht këtë problem për të bërë rrugën me asfalt. Kryetari i Bashkisë më ka thënë që do e bëjmë, por unë iu drejtova Edi Ramës. Faleminderit shumë Edi Ramës se i tha Ilirit, t'ja bësh rrugën me asfalt. Jam shumë i gëzuar. E përqafova dhe i thashë: ti je lider i politikës më i mirë në botë, se ke bërë shumë për Shqipërinë”, thotë i moshuari. Xh.K/ReportTv.al edi rama pogradec Korce Çelnik Shtupalli Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.9% Keq 29.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 1030 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?
