Lajme Zone
Pritet të njoftojë lamtumirën nga Kombëtarja, prapaskenat e largimit të Ronaldos! Trajneri dhe presidenti e ndoqën deri në aeroport
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pritet të njoftojë lamtumirën nga Kombëtarja, prapaskenat e largimit të Ronaldos! Trajneri dhe presidenti e ndoqën deri në aeroport

Mediat portugeze thonë se 41-vjeçari do të njoftojë lamtumirën, ndërkohë që ka premtuar se për këtë çështje do të flasë në një moment të dytë. Krejt ndryshe situata për Messi-n

Rastësia i ka sjellë përsëri ballë për ballë. Ose ndoshta, më thjesht, i ka sjellë përsëri aty ku kanë qenë për gati njëzet vjet: në të njëjtën skenë, të detyruar të garojnë edhe një herë. Vetëm se këtë herë, nuk ka tituj apo trofe, në lojë është lamtumira. Teksa në Buenos Ajros bëhen gati për festimet e largimit të Messi-t nga Argjentin, Portugalia është tronditur nga situata e Cristiano Ronaldos. Përçarja me trajnerin Jorge Jesus, sipas mediave portugeze, mund të jetë preludi i largimit të në mënyrë të beftë i CR7 nga skuadra kombëtare. LEXO edhe...Përplasja me trajnerin, Ronaldo merr vendimin ekstrem! Largohet nga kombëtarja: Në një moment të dytë do tregoj çfarë ndodhi Vetë Ronaldo njoftoi përmes rrjeteve sociale, se pas 3 ditëve që nuk stërvitet me ekipin kombëtar, ka vendosur të largohet nga përfaqësuesja. ‘Pas konferencës së trajnerit dhe pas një bisede me presidentin e federatës kam vendosur të largohem nga grumbullimi i Portugalisë’,-thotë fillimisht Ronaldo. Më pas 41-vjeçari shton se ‘në një moment të dytë do të flasë për gjithçka ka ndodhur’. Një largim aspak i hijshëm për një legjendë i cili ka shkruar historinë me Portugalinë. Madje “Marca” spanjolle shkruan se vetë trajneri Jorge Jesus, por edhe vetë presidenti i federatës kanë tentuar ta ndalojnë Ronaldon teksa largohet, duke e ndjekur deri në aeroport, por pa sukses. Portugezi është ndjerë i tradhtuar. Ndërkohë që situata për Lionel Messi-n, i cili po largohet nga Argjentina është krejt ndryshe. Në nder të numri 10 ‘albicelestët’ kanë organizuar një ndeshje miqësore kundër Beninit më 7 tetor në stadiumin Monumental. Në nder të 39-vjeçarit pritet të ketë organizime të jashtëzakonshme, teksa është konfirmuar se të pranishëm do të jenë të gjithë lojtarët të cilët fituan Botërorin 2022. Messi do të ketë njerëzit e tij, stadiumin e tij, festimin e tij. Ai do të ketë kohë të thotë lamtumirë dhe t’i thonë lamtumirë. Krejt ndryshe nga Ronaldo, i cili rrezikon të lërë një imazh që aspak nuk pritej. Ora 12:54 Ronaldo iku nga Kombëtarja, te Portugalia e zëvendësojnë shpejt! Numrin 7 e merr futbollisti që nuk bindi te Milani Portugalia nuk ka humbur kohë dhe i ka dorëzuar numri 7 një tjetër futbollisti për ndeshjen e sotme në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës. Pas largimit të Cristiano Ronaldo-s, stafi dhe drejtuesit e kombëtares ia kanë dorëzuar numrin ikonik ish-futbollistit të Milanit Rafael Leao, i cili tani luan me Galatasaray-n në Turqi.Leao gjatë gjithë viteve të fundit ka luftuar për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm në kombëtare, por edhe në klubet ku ka qenë. Shumë herë nuk ia ka dalë pasi paraqitjet kanë qonë poshtë pritshmërive. Megjithatë në federatën portugeze i besojnë shumë aftësive të 27-vjeçarit. Share Ne.k./ReportTv.al cristiano ronaldo portugalia lionel messi Argjentina Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.2% Jo 22.4% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1386 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?