Transferimi i sulmuesit Fisnik Asllani te Borussia Dortmund ka ngecur, duke lënë të hapur mundësinë për ndryshimin e destinacionit të tij në merkato.
Edhe pse fillimisht u raportua për pagesën e klauzolës së largimit prej 30 milionë eurosh te Hoffenheim, lojtari mbetet pjesë e diskutimeve të klubeve të tjera. Sipas mediave spanjolle, konkretisht "Sport.es", 23-vjeçari po shihet si një alternativë për repartin e avancuar të Barcelonës.
Raportohet se vetë futbollisti ka pezulluar bisedimet me Dortmundin për shkak të interesimit të treguar nga klubi katalanas. Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa vendimi përfundimtar për afrimin e tij do t'i takojë trajnerit Hansi Flick.
Kjo lëvizje e mundshme e spanjollëve vjen si pasojë e largimit të pritshëm të Ferran Torres drejt Paris Saint-Germain, gjë që detyron klubin të kërkojë një qendërsulmues të ri. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

