Lajme Zone
Prishtina në këmbë, “lumë” qytetarësh në “Marshin për Liri”
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Prishtina në këmbë, “lumë” qytetarësh në “Marshin për Liri”

Këto pamje vijnë nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë, aty ku sot mijëra qytetarë janë mbledhur për “Marshin për Liri”. Mijërja njerëz kanë mbushur sheshin, me flamuj kuqezi, pankarta dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së. Mes turmës përcillet një ndjenjë e fortë solidariteti dhe kujtese për luftën e Kosovës, ndërsa thirrjet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i japin marshimit një atmosferë të veçantë.

Burra, gra, të rinj e të moshuar janë bërë bashkë për të përcjellë mesazhin se sakrifica e luftës dhe emrat e atyre që udhëhoqën UÇK-në nuk janë harruar. Në duart e qytetarëve valëviten flamujt, ndërsa në pankarta shkruhen mesazhe për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Për të pranishmit, kjo nuk është vetëm një protestë, por një ditë kujtese dhe solidariteti me njerëzit që, sipas tyre, lidhen me rrugën e Kosovës drejt lirisë.

Me emocionet e forta që përcjell sheshi, Prishtina sot duket sikur rikthen në kujtesë një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së Kosovës. “Marshi për Liri” vjen në prag të vendimit që pritet më 16 shtator në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së. Në këtë ditë, mes flamujve dhe thirrjeve për liri, qytetarët përcjellin një mesazh të qartë: kujtesa për të shkuarën dhe sakrificat e luftës vazhdon të jetojë në brezat që erdhën pas saj.