ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali dhe më pas autorët janë përpjekur të zhdukin trupin e tij duke e futur në një makinë dhe duke e hedhur në lumë. Viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, me origjinë nga Kurbini dhe banues në Mirano, në provincën e Venecias. Raportohet se ai është i afërm i deputetes demokrate Elda Hoti. Trupi i shqiptarit u gjet mëngjesin e së martës, 8 shtator, brenda një “Fiat Bravo” të zezë, të zhytur në lumin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche, në provincën e Padovës. Hoti ishte futur në një qese të zezë, me duart e lidhura, ndërsa mbi trup ishin vendosur goma për ta rënduar. Makina ishte pa targa. Hetuesit italianë po përpiqen të rindërtojnë lëvizjet dhe takimet e fundit të shqiptarit, për të zbuluar autorët dhe motivin e ekzekutimit, që dyshohet se lidhen me larje hesapesh për trafik droge. LEXO EDHE:Trafikimi i 3.6 ton kokainë e kanabis/ Ekstradohet drejt Italisë Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës! Për çfarë akuzohet nga Gjykata në Bari U identifikua nga shenjat e gishtërinjve Mediat italiane shkruajnë se Ferdinant Hoti është identifikuar nga karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës përmes shenjave të gishtërinjve dhe elementeve të tjera të mbledhura gjatë hetimit. Sipas rezultateve të autopsisë, shqiptari i kishte duart të lidhura kur u ekzekutua dhe është qëlluar nga një distancë e afërt. Mjeku ligjor Rafi El Mazloum ka konstatuar gjithashtu se Hoti kishte vdekur përpara se trupi të përfnte në lumë. Makina pa targa, pronari po merret në pyetje Karabinierët kanë arritur të identifikojnë përmes numrit të shasisë pronarin e “Fiat Bravo”-s së zezë ku u gjet trupi. Bëhet fjalë për një person që banon në provincën e Venecias dhe që nuk kishte denoncuar vjedhjen e automjetit. Ai po merret në pyetje për të sqaruar se kush e kishte makinën në përdorim dhe si përfi ajo në lumin Tergola me trupin e shqiptarit. Si u gjet makina në lumë Makina u pikas në orët e para të mëngjesit nga disa zejtarë që po kalonin pranë rrethrrotullimit të Torre di Burri. Automjeti ishte zhytur në ujë, ndërsa trupi i Hotit ndodhej në sediljet e pasme, brenda qeses së zezë. Sipas dinamikës që po rindërtojnë hetuesit, pas vrasjes autorët i kanë hequr targat “Fiat Bravo”-s dhe më pas e kanë shtyrë me dorë në lumë, në përpjekje për të zhdukur trupin dhe gjurmët e krimit. Hetuesit dyshojnë se personat që zgjodhën atë pikë për të fshehur trupin mund ta njihnin mirë zonën dhe karakteristikat e lumit. Në atë pjesë, niveli i lumit Tergola ishte veçanërisht i lartë për shkak të ujitjes së tokave bujqësore. Zona ku u hodh makina nuk arrihet lehtë nga dikush që nuk e njeh territorin, pasi për të mbërritur aty duhet të kalohet nëpër rrugë dytësore mes fushave. Për këtë arsye, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autorët ta njihnin mirë zonën ose ta kishin studiuar më parë. Karabinierët po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë, përfshirë ato të një punishteje zdrukthëtarie aty pranë. Kontrollet po vijojnë edhe në lumë. Për të kryer kërkimet janë hapur portat që mbajnë nivelin e ujit, në mënyrë që ai të ulet dhe të kontrollohet më lehtë zona. Karabinierët po kërkojnë targat e hequra të makinës, armën e mundshme të krimit dhe çdo send tjetër që autorët mund të kenë hedhur në ujë. Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: Ferdinant Hoti vrasje me armë zjarri itali shqiptarët në itali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.8 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento KALLOJER BESFORD FADIL EDEPSĒZ MEMELE GJOLEKA: 09/09/2026 16:04 Po pazari i drogēs vetēm kto gjēra sjell kshu ēshtē kur kta tē rinj flytyroin me presh nē byth e pērfin nēpēr kanale. Tmerr pa pik truri tē shkretēt. Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6% Vota total: 3118 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

