Lajme Zone
Pretendon se ka kaluar afati ligjor, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e dënimit
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pretendon se ka kaluar afati ligjor, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e dënimit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, kërkesa e Llallës është bërë publike në listën e kërkesave penale që lidhen me parashkrimin.

Llalla, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare, kërkon që çështja e tij të shqyrtohet në raport me afatet ligjore të parashkrimit të dënimit. Mbyllet çështja Llalla në Gjykatën e Lartë! Pranohet heqja dorë nga rekursi e ish-prokurorit të Përgjithshëm

Aktualitet Në 13 dhjetor të vitit 2021, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Romë të Italisë.

Arrestimi i ish-kryeprokurorit erdhi pas një urdhëri që Interpol Tirana kishte lëshuar për të, pas dënimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg.

Ish prokurorit të përgjithshëm veç vendimit të fajësisë i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament. Top Story/ Sekuestrimi i apartamentit të ish-prokurorit Llalla, Anila Hoxha jep detajet: Kur u vendos konfiskimi, kjo pronë i kaloi…

Top Story Top Channel