Lajme Zone
Pretendimet për ‘legalizime’ në zonat arkeologjike, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore: Janë të pavërteta! Gonxhja: S'do të heshtim përballë shpifjeve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pretendimet për ‘legalizime’ në zonat arkeologjike, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore: Janë të pavërteta! Gonxhja: S'do të heshtim përballë shpifjeve

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore thotë se nuk ka kompetencë të legalizojë apo të miratojë leje ndërtimi. Ndërkohë ministri Gonxhja, duke i cilësuar lajmet e publikuara si shpifje, theksoi se nuk do të lejojë që të cenohet dinjiteti i punonjësve.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media lidhur me pretendimet për ndërtime të legalizuara në zona arkeologjike. Në një reagim zyrtar, institucioni i cilëson këto pretendime të pasakta dhe dezinformuese, teksa sqaron se nuk ka kompetencë të legalizojë ndërtime apo të miratojë leje ndërtimi. Instituti thotë se nuk ka kompetencë të legalizojë apo të miratojë leje ndërtimi. Ndërkohë për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duke i dalë në mbrojtje Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe duke e cilësuar atë një model profesionalizmi dhe transparence. LEXO EDHE:Lajmet për ‘legalizime’ në zonat arkeologjike, Gonxhja vlerëson punën e IKTK: Model profesionalizmi, nuk do të heshtim përballë shpifjeve! Gonxhja theksoi se nuk do të lejojë që të cenohet dinjiteti i punonjësve "pa asnjë provë dhe pa asnjë bazë të ligjshme". Lajmet e publikuara në media, Gonxhja i cilësoi si shpifje. Reagimi i plotë i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore: "Në lidhje me artikullin e publikuar në media mbi pretendimet për “legalizime” ndërtimesh në zona arkeologjike, sqarojmë opinionin publik se këto të dhëna janë të pasakta, dezinformuese dhe keqinterpretuese! Së pari, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), organet kolegjiale, Këshilli Teknik (KT) dhe Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM), nuk legalizojnë ndërtime dhe nuk miratojnë leje ndërtimi. Vendimmarrjet e KT-së ose KKTKM-së për aplikimet për projekte zhvillimore, në asnjë rast, nuk lidhen me ndërhyrje në zona arkeologjike, por shprehen dhe miratojnë “Raportet e Vlerësimit të Potencialit Arkeologjik” / “Raportet e Vëzhgimit Arkeologjik Sipërfaqësor” për projekte që nuk kanë impakt në zonat pasuri kulturore. Procedura për marrjen e “Lejes së ndërtimit” vijon sipas Ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, në institucionet e tjera kompetente. Për sa i përket artikullit, i cili citon të dhëna absolutisht të pasakta dhe dezinformuese për opinionin publik, sqarojmë se vendimmarrjet e KT-së dhe KKTKM-së mbështeten mbi ekspertizën e specialistëve të licencuar në fushën e arkeologjisë dhe, kurrsesi, nuk ka dhe s’mund të ketë vendimmarrje që cënojnë zonat arkeologjike. Së dyti, sqarojmë opinionin publik se, në përputhje me misionin e tyre, IKTK, KT dhe KKTKM, në mbështetje të ligjit nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i ndryshuar, shqyrtojnë dhe miratojnë projekte për ndërhyrje me karakter mirëmbajtës, restaurues dhe konservues, sipas parimeve themelore të përcaktuara në ligj për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Projektet restauruese për objektet me status pasuri kulturore janë jo vetëm përmbushje e detyrimit ligjor, por, mbi të gjitha, tregues i vëmendjes dhe mbështetjes që Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK dhe institucionet e specializuara i japin trashëgimisë kulturore, duke shmangur degradimin e monumenteve dhe ruajtjen e vlerave të tyre. Artikulli në fjalë, i cili përmban të dhëna të pasakta dhe të pavërteta, tregon një media joprofesionale që nuk përmbush misionin e gazetarisë, mision i cili duhet të përçojë të vërtetën te opinioni publik. Ky mision realizohet kur verifikohen informacionet, duke kryqëzuar të dhënat, si dhe duke u mbështetur në fakte, të cilat janë publike dhe lehtësisht të aksesueshme në faqet zyrtare dhe pranë institucioneve përkatëse. Ftojmë opinionin publik, specialistët e fushës dhe mediat profesionale të njihen nga afër me punën e jashtëzakonshme, pasionin, vizionin dhe përkushtimin me të cilin MTKS, IKTK dhe institucionet e specializuara kryejnë misionin e tyre për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore." Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:42 Lajmet për ‘legalizime’ në zonat arkeologjike, Gonxhja vlerëson punën e IKTK: Model profesionalizmi, nuk do të heshtim përballë shpifjeve! Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas lajmeve të publikuara për pretendime mbi "legalizime" ndërtimesh në zona arkeologjike. Në një postim në rrjetet sociale, ai doli në mbrojtje të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, duke e cilësuar atë një model profesionalizmi dhe transparence, ndërsa tha se nuk do të lejojë që të cenohet dinjiteti i punonjësve "pa asnjë provë dhe pa asnjë bazë të ligjshme".Gonxhja u shpreh se ministria që drejton nuk i shmanget kritikave, auditimeve apo kërkesave për llogari, por, sipas tij, nuk do të heshtë përballë asaj që e cilësoi si shpifje dhe sulme ndaj IKTK-së. Ai tha se ripublikimi i një lajmi në disa portale nuk e bën atë të vërtetë dhe paralajmëroi se, krahas punës për projektet e trashëgimisë kulturore, do të zbardhen edhe, sipas tij, "regjitë okulte" dhe autorët e sulmeve ndaj institucionit."Bjeri ti biem Gonxhes se si shumë po ngre kokë ministria që drejton? Apo orekse e porosi gushti e shtatori helbete? Se thes mielli ta harrojnë! Thes boksi mbase, nxirreni dufin, fort! Po pemës me kokrra i sulen, dihet - IKTK sot një model shërbimi, profesionalizmi e zero burokracie, jo në komoditet, me shumë sakrificë e përkushtim kolektiv por dhe drejtimi. Krenari për MTKS rezultatet dhe puna konkrete, e prekshme, plot risi dhe reformuese e sistematike, si edhe transparente, e ekipit të IKTK! Ndrruar faqja institucionit në shifra, në volum praktikash të zgjidhura, në sukses programesh e projektesh për trashëgiminë e rijetëzimin e historisë përmes ndërveprimit administrativ por dhe bashkëpunimeve të shumta. Unë dhe ministria që drejtoj nuk jemi refraktarë ndaj asnjë kritike, auditi, kontrolli apo kërkese llogarie, ama nuk do lejojmë kurrë të cënohet dinjiteti i punonjësve pa asnjë provë, pa asnjë bazë apo arsye të ligjshme, e aq më keq të heshtim kur sulmet janë dukshëm antigazetari e shpifje. Loja e ripostimeve, portal pas portali nuk e pastron burimin e as legjitimon dot lajmin e rremë, baltën e fabrikuar apo porositësin e fshehur pas kuintave. Do gjejmë kohën jo vetëm të punojmë energjikisht për rekorde punësh të mira për vendin, sektorin dhe misionin tonë ekzekutiv e politik por edhe për t’u grisur maskat dhe fletë-gjobat tërë regjive okulte e frengjive urrejtëse të mirëqeverisjes dhe të zhvillimit!" shkruan Gonxhja. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: trashegimia kulturore leje ndertimi pasuri kulturore zona arkeologjike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41% Jo 52.1% I/e dyzuar 7% Vota total: 4595 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?