Lajme Zone
"Drejtuesve iu djeg dhe kur nuk bëj komente"/ Ish-deputeti: PD është kthyer në shportën e karavidheve
PolitikëCNA

"Drejtuesve iu djeg dhe kur nuk bëj komente"/ Ish-deputeti: PD është kthyer në shportën e karavidheve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku i është përgjigjur gazetarit Hysni Gurra. Teksa e ka quajtur gazetarin filozof fondamentalist, Spaho thotë se PD dhe Syri Tv e ndjekin me vëmendje në çdo gjë që bën. Spaho shprehet se dhe në rastin kur nuk bën komente, PD i djeg dhe kjo e shtyn të vazhdojë rrugën për të demaskuar partinë ku ai vetë ka qenë pj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku i është përgjigjur gazetarit Hysni Gurra.

Teksa e ka quajtur gazetarin filozof fondamentalist, Spaho thotë se PD dhe Syri Tv e ndjekin me vëmendje në çdo gjë që bën.

Spaho shprehet se dhe në rastin kur nuk bën komente, PD i djeg dhe kjo e shtyn të vazhdojë rrugën për të demaskuar partinë ku ai vetë ka qenë pjesë.

Duke u ndalur te PD, ish-deputeti e cilëson të paaftë për të bërë opozitë dhe një parti që u shërben interesave familjare. “Deri sa shkrimi i Ben Blushit i ka pëlqyer djalëkes filozof fondamentalist islamik nga katundet e Librazhdit, Hysni Gurra, për mua nuk ka problem. Shpresoj të mos ketë problem edhe për autorin.

Ajo që kuptoj është që ju të Syrit dhe drejtuesit e PD-së më ndiqni me vëmendje në çdo gjë që bëj dhe që ju djeg e përvëlon edhe në rastin kur nuk bëj komente.

Kjo më bind e më bën të vazhdoj edhe më fort në rrugën që kam nisur, për të demaskuar subjektin politik ku kam kontribuar me dhjetëra vite, i cili nga forcë e djathtë, sot është kthyer në shportën e karavidheve të protestës së Tiranës, e paaftë për t’i bërë opozitë dhe larguar nga pushteti Edi Ramën, pasi i shërben vetëm interesave personale të familjes që e drejton.

Me vonesë, por është inkurajuese që qëndrimet e mia po i kuptojnë edhe drejtuesit më të lartë të Syrit, të cilët i thonë Berishës që nuk mjafton të fitosh personalisht, duhet të fitojë PD-ja, por ti këtë nuk e realizon dot”, shkruan Spaho./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.