Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar të premten me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar për arritjet, problemet dhe sfidat me të cilat përballen pushtetet lokale.Gjatë takimit, kryetarët e komunave e kanë uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për të. Sipas njoftimit, presidentja ka vlerësuar se pushteti lokal është niveli më i afërt i qeverisjes me qytetarët, pasi komunat janë institucionet e para ku ata kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.Ajo ka theksuar se qytetarët, përmes institucioneve lokale, e shohin çdo ditë funksionimin e institucioneve dhe nivelin e përgjegjësisë së tyre.Shiroka Pula ka thënë gjithashtu se komunat përbëjnë një urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të nivelit qendror, duke i siguruar kryetarët se do t'i mbështesë brenda kompetencave të saj.Presidentja është zotuar se në takimet me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, do ta prezantojë potencialin e komunave të Kosovës.Ajo ka bërë të ditur se do të angazhohet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e mundësive të reja për financimin e projekteve komunale nga donatorët ndërkombëtarë.

