Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

'Lufta' me Ramën/ Veliaj mesazh me IA: Më persekutojnë, por s’më ndalin dot! Firmosa për 15 kopshte e çerdhe të reja për Tiranën (VIDEO)


Pas akuzave ndaj Edi Ramës për kërcënime, Erion Veliaj njofton përmes një videoje me Inteligjencë Artificiale miratimin e 15 projekteve për çerdhe e kopshte të reja në Tiranë. Transferimin në Fier e cilëson persekutim, ndërsa thotë se do t’u qëndrojë besnik prioriteteve edhe nëse e internojnë në Hënë.

Pas akuzave ndaj kryeministrit Rama për kërcënime nëse nuk do të dorëzonte bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se do të vazhdojë t’i shërbejë qytetit pavarësisht kushteve ku ndodhet. Mesazhin e radhës, Veliaj e ndau përmes një video të krijuar me Inteligjencë artificiale, ku thotë se pavarësisht persekutimit politik ai firmosi 15 kopshte dhe çerdhe të reja për kryeqytetin. Sipas Veliajt, me projektet e reja, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara ose të projektuara gjatë administrimit të Bashkisë nga ai, arrin në 130. “Përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!”, shkruan mes të tjerash Veliaj. LEXO EDHE:Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku ‘centimetrin e fundit’ si alibi për agoninë e qeverisjes, po përpiqet t’i marrë Veliajt me dhunë e shantazh të drejtën e firmës për bashkinë Tiranë Veliaj renditi disa nga padrejtësitë që ai pretendon se janë bërë kundrejt tij, duke theksuar se u rrëmbye nga zyra e kryetarit, u shkarkua nga detyra në mënyrë anti-kushtetuese dhe u persekutua duke qëndruar në paraburgim prej 20 muajsh. Ai nënvizoi se edhe sikur ta internojnë në Hënë, do t'u qëndroj besnik prioriteteve të tij. Reagimi i Veliajt: Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës! Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130! Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia! Këto janë kopshtet e çerdhet që kam miratuar sot: Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë R.Xh / SI.E. A.E Shqiptarja.com TAG: lufta veliaj rama paraburgim cerdhe KOPSHTE bashkia tirane erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento dori: 06/11/2026 17:01 O Eri je akuzuar nga SPAK për vjedhje me përmasa të mëdha.....jep llogari dhe leri te tjerat sepse me votat e Ramës u bëre kryetar dhe e turpërove partinë dhe Ramën. Përgjigju Dori: 06/11/2026 16:46 Po e krruan me gjethe fiku o derzi! Përgjigju Gimi: 06/11/2026 16:25 Edhe inteligjenca artificiale e ka kuptuar qe eshte surrat mut Përgjigju Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 50.4% Veliajn 21.1% Asnjërin 28.5% Vota total: 1114 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?