Lajme Zone
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon vizitën sekrete të Netanyahut në Abu Dhabi: Diskutuam për forcimin e marrëdhënies mes shteteve tona
BotëTop Channel

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon vizitën sekrete të Netanyahut në Abu Dhabi: Diskutuam për forcimin e marrëdhënies mes shteteve tona

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan konfirmoi se kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu kishte patur një vizitë sekrete në Abu Dhabi.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan konfirmoi se kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu kishte patur një vizitë sekrete në Abu Dhabi. Njoftimi nga agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve është konfirmimi i parë nga Abu Dhabi i vizitës së Netanyahut.

“Të dy palët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, si dhe mënyrat për t’i forcuar dhe zhvilluar ato”, tha agjencia, duke konfirmuar raportet e mediave izraelite.

Ndërkohë, në Izrael, shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet ka ngritur një padi kundër një kanali televiziv që transmetoi vizitën e Netanyahut të dielën, e cila nuk ishte njoftuar më parë.

“Sonte, Shin Bet paraqiti një ankesë zyrtare te kreu i censurës ushtarake, duke kërkuar që Channel 12 të ndiqet penalisht për shkelje të rënda të censurës ushtarake”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Të dielën, Channel 12 dhe media të tjera izraelite raportuan për vizitën e papritur të Netanyahut në Abu Dhabi. Në ditët e mëparshme, gazeta Haaretz shkroi se Emiratet e Bashkuara Arabe e kishin paralajmëruar Netanyahun, pak para sulmeve të 7 tetorit 2023, se Hamasi po përgatiste një operacion kundër Izraelit, por ai nuk e ndau këtë informacion me shërbimet e sigurisë.

Kryeministri izraelit mohoi të kishte marrë ndonjë paralajmërim të tillë. Sipas mediave izraelite, udhëtimi i tij në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte për t’i kërkuar Mohammed bin Zayed të mohonte se e kishte paralajmëruar në vitin 2023.

Njoftimi i vizitës “rrezikoi jetën e kryeministrit, gruas së tij dhe anëtarëve të delegacionit, përfshirë kreun e Mossadit”, tha zyra e kryeministrit, sepse ndodhi ndërsa avioni i kryeministrit ishte “jashtë hapësirës ajrore izraelite”. Top Channel