2 Nëntor 2026 – Harta territoriale ka marr dhe firmën e Presidentit Bajram Begaj.
Kreu i shtetit e ka dekretuar ndarjen e te administrative territoriale më 31 tetor, një hartë që e ndan vendin ne 46 bashki dhe jo 61. Ndryshimet u miratuann në parlamenti më 9 tetor me vetëm votat e maxhorancës dhe kundërshtimin e opozitës, ndërsa Begaj ka hedhur firmën në kufi të 20 ditëshit që i parashikon Kushtetuta si afat për dekreteim.
Të enjten e javës që shkoi, kreu i shtetit dekretoi dhe datën e zgjedhjeve vendore të 2027. Në datën 9 maj qytetarët e vendit do të votojnë në bashki sipas ndryshimeve të reja, pra për 46 kryebashkiakë të vendit.
Ndarja e re njeh dhe “Qytetin” si pjesë e pushtetit vendor dhe aty do të qëndrojnë dhe godinat aktuale bashkiake, për tu ofruar qytetarëve shërbimet që ata i marrin në bashki.
15 bashkitë që u bashkuan me të tjera, do të përfaqësohen nga nënkryetarët e tyre në Këshillat Bashkiak dhe do të përgjigjen për qytetarin.
Puna për këtë ndarje të re të vendit, nuk ka përfunduar. Maxhoranca votoi dhe për Komisionin e posaçëm, që do të bëjë rregullimet ligjore dhe aty do të rishikohen kompetencat dhe funksionet e reja të bashkive, që do të jenë më të mëdha. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Bajram Begaj

