Lajme Zone
Presidenti Begaj vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Presidenti Begaj vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo ishte vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila rikonfirmoi angazhimin e dy vendeve për forcimin e mëtejshëm të partneritetit Shqipëri–EBA, të orientuar drejt së ardhmes.

Presidenti i Republikës u prit nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë takimit, Presidenti Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin dhe miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022.

Në takim u shpreh vullneti i përbashkët për të avancuar më tej axhendën e bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për të shfrytëzuar potencialet reale për zgjerimin e tij në fusha me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj theksoi se lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të forcohen më tej, veçanërisht me hapjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë.

Bashkëpunimi ekonomik dhe investimet përbënin një nga shtyllat kryesore të diskutimeve. Duke vlerësuar forcimin e këtij partneriteti, Presidenti Begaj u shpreh për zgjerimin e investimeve dypalëshe dhe për një angazhim edhe më të madh të investitorëve emiratas në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Presidentët e dy vendeve diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin shumëpalësh dhe sfidat ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë prioritete të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe zhvillimin.

Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Begaj zhvilloi gjithashtu takime me Lartësinë e Tij Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, si dhe me Lartësinë e Tij Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, Zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kryetar i Gjykatës Presidenciale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Bajram Begajpresidenti i republikes