Lajme Zone
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
PolitikëABC News Albania

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Jonathan Peled Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Jonathan Peled Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.

Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Bajram BegajJonathan Peled Kaynar