Prerja masive e pishave ka nisur në ambientet e Universitetit të Shkencave të Natyrës në Korçë, duke ngritur shqetësime për ndërhyrjen në hapësirën e gjelbër të qytetit.
Shkak për këtë ndërhyrje është bërë nisja e zbatimit të projektit për Liceun Francez, i cili po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Pamjet nga terreni tregojnë pemët e prera, ndërsa kjo situatë ngre pikëpyetje mbi ndikimin e projektit në mjedis dhe të ardhmen e hapësirave të gjelbra në këtë zonë.
Ndërhyrja ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së natyrës duke ngritur pikpyetje për transparencë mbi arsyet dhe përmasat e kësaj prerjeje./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

