Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi, takon me radhë familjen e Kristjanit (VIDEO)


Në fund Prenga u përlot, ndërsa i kërkoi falje shqiptarëve për humbjen. Joshua në shenjë respekti festoi edhe me flamur shqiptar, ndërsa siguroi ndeshjen fitimprurëse ndaj Tyson Fury-t.

Ishte ndeshja e jetës për Kristian Prengën, por ish-kampioni i botës Anthony Joshua rezultoi ‘kockë e fortë’ për shqiptarin. Në eventin kryesor të mbrëmjes së boksit në Xhedah të Arabisë Saudite Prenga u mposht me nokaut në raundin e dytë nga anglezi edhe pse e nisi shumë mirë raundin e parë. 35-vjeçari shqiptar, përkundër të gjithë pritshmërive, e nisi furishëm përballjen e peshave të rënda. Prenga në raundin e parë e hodhi dy herë në tapet Anthony Joshua-n edhe pse asnjë nga goditjet nuk ishte e pastër. Më pas gjithçka ndryshoi pas instruksioneve që Joshua mori në pushimin e raundit të parë nga ekipi i tij ukrainas. Në raundin e dytë ishte komplet një histori tjetër. Pas disa goditjeve të forta Prenga mbeti në një cep ku në vijim mori një breshëri grushtesh të pastra, që e hodhën nokaut. Gjyqtari duke parë gjendjen e Prengës mbylli ndeshjen, duke vulosur fitoren e Joshua-s. Për Prengën kjo ishte ndeshja e jetës, pasi do ti hapte rrugën drejt ekselencës së boksit dhe për këtë arsye u pa me lot në sy në fund të duelit. Madje ai i kërkoi edhe falje shqiptarëve që ishin në Xhedah për ta parë nga afër aksionin. LEXO EDHE:Kristian Prenga nokaut që në raundin e dytë, shqiptari mposhtet nga ish-kampioni i botës Anthony Joshua (VIDEO) Ndërkohë edhe 36-vjeçarin britanik ishte një ndeshje kritike, pasi për herë të fundit kishte fituar në 2023. Më pas kishte ardhur një humbje dhe ndër të tjera aksidenti i frikshëm në fund të 2025 në Nigeri ku dy shokët e tij humbën jetën, teksa udhëtonin në të njëjtën makinë. Pas fitores kundër Prengës Joshua u pa i përlotur, ndërsa refuzoi të fliste për ta, duke thënë vetëm se ‘ishin vëllezërit e mij’. Pas shpalljes fitues Joshua tregoi respekt, duke takuar fillimisht Prengën, më pas nënën e shqiptarit dhe të gjithë stafin e tij. Joshua vlerësoi Prengën duke deklaruar se ‘është një djalë shumë i fortë, i shpejtë, por që e pengoi mungesa e eksperiencës’. Për më tepër ai festoi edhe me flamurin shqiptar. Joshua nuk humbi kohë dhe thumboi një tjetër ish-numër 1 të botës së boksit si Tyson Fury. Dy anglezët, falë fitoreve respektive, siguruan duelin e madh që pritet të zhvillohet në muajin nëntor dhe që pritet me padurim nga admiruesit e boksit. Ndeshja është konsideruar si më fitimprurërsja ndonjëherë pasi të dy boksierët si Joshua ashtu edhe Fury do të marrin nga 100 milionë paund secili. Share Ne.k./E.H/Shqiptarja.com TAG: boks kristjan prenga Anthony Joshua Komento Komente Alb: 26/07/2026 11:58 Na kuriti.

Performanca zerooo Përgjigju Ben: 26/07/2026 10:34 Stafi i Joshua tha qe do ndeshemi m e nje boksier qe me teper duket si security lokalesh nate,se sa nje real boksier. Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.2% Nuk e di 7.1% Vota total: 3395 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?