Lajme Zone
Premier League/ Sezon i ri, probleme të vjetra! Manchester United humbet 2-0 në fushën e Hull City
SportReport TV

Premier League/ Sezon i ri, probleme të vjetra! Manchester United humbet 2-0 në fushën e Hull City

ANGLI - Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të shtunë ndeshjen e dytë të sezonit të ri 2026-27. Në stadiumin 'MKM' vendasit e Hull Cityt mposhtën 2-0 Manchester United, duke bërë që miqtë të tronditen që në nisjen e këtij sezoni të ri. Hull City ia doli të shënonte që pas 17 minutave lojë me autor Semi Ajayi. Miqtë u befasuan, por surpriza nuk u ndal me kaq pasi Hull City shënoi edhe

ANGLI - Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të shtunë ndeshjen e dytë të sezonit të ri 2026-27. Në stadiumin 'MKM' vendasit e Hull Cityt mposhtën 2-0 Manchester United, duke bërë që miqtë të tronditen që në nisjen e këtij sezoni të ri. Hull City ia doli të shënonte që pas 17 minutave lojë me autor Semi Ajayi. Miqtë u befasuan, por surpriza nuk u ndal me kaq pasi Hull City shënoi edhe golin e dytë në minutën e 38-të. LEXO edhe...GOLAT/ Arsenali bën kampionin në ndeshjen hapëse të Premier League, mposht 3-0 debutuesit e Frank Lampard Krosimi i Slater u shfrytëzua nga Nobel Mendy që me kokë mposhti portierin Lammens. Paçka se u zhvillua edhe fraksioni i dytë, Manchester United nuk ia doli të rihapte garën duke mbetur sërish në problemet e sezonit të shkuar. Dje Premier League nisi me fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Coventryt, ndërsa sot me fillim nga ora 16:00 do të luhen edhe Everton - Crystal Palace, Ipswich - Sunderland dhe Nottingham - Leeds, ndërsa në orën 18:30 do të zhvillohet Brentford - Tottenham. S.Dh/ReportTv.al Hull City Manchester United premier league angli Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.7% Vota total: 6229 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?