Manchester United ka pësuar një tjetër goditje në kampionat duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Leeds United.
Përballja e vlefshme për javën e shtatë të Premier League nisi me epërsinë e mysafirëve në transfertë. "Djajtë e Kuq" zhbllokuan shifrat në minutën e 35-të falë golit të shënuar nga sulmuesi Bryan Mbeumo.
Megjithatë, reagimi i vendasve erdhi me fillimin e pjesës së dytë përmes sulmuesit Dominic Calvert-Lewin në minutën e 51-të. Pavarësisht përpjekjeve në vazhdim, rezultati mbeti i paprekur deri në bilbilin e fundit të gjyqtarit. P
as shtatë javësh kampionat, Manchester United renditet në një vend të 13-të me vetëm shtatë pikë të grumbulluara. Ky bilanc prej një fitoreje, katër barazimesh dhe dy humbjesh ka vënë në rrezik serioz pozicionin e trajnerit Michael Carrick.
Në sfidat e tjera të ditës, Brighton shkatërroi 5-0 Crystal Palace, ndërsa Bournemouth mposhti 2-0 Sunderlandin. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

