Lajme Zone
Prej tre ditësh në flakë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Fushë-Krujë
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Prej tre ditësh në flakë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Fushë-Krujë

Vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halilaj, në Fushë-Krujë, ku prej tre ditësh disa vatra zjarri mbeten ende aktive.

Vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halilaj, në Fushë-Krujë, ku prej tre ditësh disa vatra zjarri mbeten ende aktive.

Forcat zjarrfikëse të Krujës janë angazhuar në terren për neutralizimin e plotë të flakëve, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura.

Efektivët po transportojnë dhe për të mbuluar vatrat e zjarrit, si dhe po përdorin mjete të tjera për izolimin dhe shuarjen e tyre. Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së martës në vendgrumbullimin e mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim për banorët e zonës.

Tymi i dendur ka prekur edhe disa fshatra përreth, ndërsa autoritetet vijojnë punën për vënien e situatës nën kontroll.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Forcat e Armatosurafushe krujezjarr