Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë dritën jeshile rezolutës që i jep fund embargos 64-vjeçare ekonomike, tregtare dhe financiare të SHBA-ve ndaj Kubës. Rezoluta u miratua me 130 vota pro, 17 kundër dhe 25 abstenime. Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Suela Janinaj, abstenoi. Disa vende perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, abstenuan për herë të parë pas shumë vitesh. LEXO edhe...Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria Votimi në OKB ka peshë politike, por vetëm Kongresi i SHBA-së mund ta heqë embargon e epokës së Luftës së Ftohtë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e përbërë nga 193 anëtarë, e ka miratuar rezolutën çdo vit për më shumë se tre dekada, me përjashtim të vitit 2020, gjatë pandemisë së COVID-19. “Jam i kënaqur që kaq shumë vende, përfshirë ekonomi të mëdha si Koreja, Gjermania dhe të tjera, e kanë ndryshuar tashmë qëndrimin e tyre”, u tha gazetarëve i dërguari i SHBA-v në OKB, Mike Waltz, pas votimit. “Diplomacia kërkon kohë, por tani që numri i vendeve që kanë ndryshuar qëndrimin është trefishuar, presim që ky numër të vazhdojë të rritet”, tha ai. Tensionet mes dy vendeve në OKB u përshkallëzuan përpara votimit. Javën e kaluar pati përplasje verbale me tone të larta mes diplomatëve kubanë dhe amerikanë në OKB, ndërsa të martën, në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, pati të bërtitura dhe shtyrje mes përfaqësuesve. P.J/ReportTv.al Asambleja e OKB shqiperi Embargo kube SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.5% Nuk e di 2.9% Vota total: 4600 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

