Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pr.buxheti 2027 i kalon 10 mld €! Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5-10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç! 89.3 mld lekë për shëndetësinë, 76.5 mld për mbrojtjen


Buxheti i vitit të ardhshëm do të kalojë vlerën e 10 miliardë eurove, me fokus tek shëndetësia dhe mbrojtja. Me buxhetin e ri do të riformatohet edhe skema e bonusit të bebeve, ku nuk do të jepet më një cek pas lindjes por do të jepet pagesë mujore deri kur të bëjnë 5 vjeç.

Projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit është drejt finalizimit. Projektbuxheti i vitit 2027, do të kapërcejë vlerën e 10 miliardë eurove, nga rreth 9.6 miliardë euro që është buxheti aktual pas rishikimit që iu bë në muajin qershor. Këto para do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s. Në 2027-ën fokusi në financim do të jetë përsëri tek shëndetësia dhe mbrojtja. Në total për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të jepen 89.3 miliardë lekë, nga 86.4 miliardë lekë këtë vit. LEXO EDHE:Spitali ‘Shefqet Ndroqi’, pjesë e rrjetit evropian të qendrave të afiliuara me ‘Aortic Association’, Ministria e Shëndetësisë: Dëshmon zhvillimin e shërbimeve (VIDEO) Ndërsa buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë 76.5 miliardë lekë, nga 69.2 mld lekë që është buxheti i këtij viti, kështu fondet e dedikuara për mbrojtjen arrijnë në 2.35% të PBB-së, në linjë edhe me përmbushjen e detyrimeve të NATO-s, në mënyrë që në 2035-ën, fondet për këtë sektor të jenë 3.5% e Prodhimit Kombëtar. Për vitin e ardhshëm është parashikuar të vijohet me financimin e bonuseve mujore për pensionistët duke i dyfishuar pagesat në raport me këtë vit. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që do të financohet me buxhetin e 2027-ës, do të jetë edhe reforma e re e mbështetjes së familjeve për fëmijët. Nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare. Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim. Buxheti i vitit të ardhshëm do të shoqërohet edhe me paketë fiskale, me ndryshime si në taksat tatimore ashtu edhe doganore, do të vijohet edhe me uljen e përjashtimeve që aktualisht janë në fuqi, por edhe për tu përshtatur me ligjet e BE. SKEMA E RE BONUSIT TË BEBES Është BëhetFëmija 1 40 mijë lekë 5,000 lekë/muajFëmija 2 80 mijë lekë 7,000 lekë/muajFëmija 3 120 mijë lekë 10,000 lekë/muaj BUXHETI 2027 PËR INSTITUCIONET Viti 2026 Viti 2027Ministria e Shëndetësisë 89.3 mld lekë 86.4 mld lekëMinistria e Mbrojtjes 76.5 mld lekë 69.2 mld lekë P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: nato ministria e shendetesise ministria e mbrojtjes projektbuxheti 2027 Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4190 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?