Reformoni skemën e pensioneve, shpenzoni më mirë paratë publike dhe bëni kujdes me borxhin. Këto janë 3 sugjerimet që Banka e Shqipërisë i drejton qeverisë për projektbuxhetin e vitit 2027, i cili do të jetë në vlerën e 976 miliardë lekëve, ose rreth 10.7 miliardë euro. Në Komisionin e Ekonomisë, zëvendësguvernatorja Natasha Ahmetaj kërkoi që paratë e shtetit të përdoren në mënyrë më të planifikuar, duke shmangur përqendrimin e shpenzimeve dhe investimeve në periudha të caktuara të vitit. “Banka e Shqipërisë nënvizon nevojën e një planifikimi dhe realizimi më të njëtrajtshëm të shpenzimeve buxhetore, e sidomos të realizimit të investimeve, gjatë vitit. Kjo praktikë do të mundësonte përdorimin më efikas të burimeve publike”, tha ajo. LEXO edhe...Buxheti 2027, Hoti i PD-së ‘përplaset’ me kryetaren socialiste te Komisioni për Burimet Natyrore dhe braktis sallën: Protestuesit po rrihen, s’mund të flas për tjetër gjë! Denaj: Je pa përgatitur Banka e Shqipërisë paralajmëron se emigracioni dhe plakja e popullsisë po vështirësojnë financimin e skemës së pensioneve. “Trendet e pafavorshme demografike, si emigracioni, plakja e popullsisë dhe rënia e popullsisë në moshë pune, pritet të shtojnë presionet mbi skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke thelluar sfidat për qëndrueshmërinë e financave publike. Kjo nënvizon rëndësinë e reformave, në këtë kontekst BSH inkurajon reformimin e sistemit të pensioneve, të cilat synojnë vendosjen e një ekuilibri të qëndrueshëm mes përfitimit dhe kapacitetit financiar të skemës. Vlerësojmë shqyrtimin e mundësive për përshtatje të skemës publike, zgjerimin bazës së kontribuuesve dhe zgjerimin e skemave plotësuese të mëtejshme. E nevojshme është përfshirja e statistikave demografike për planifikimin fiskal”, theksoi ajo. Sugjerimi i tretë është kujdesi me borxhin publik. Banka e Shqipërisë kërkon që qeveria të marrë parasysh rreziqet që mund të sjellin ndryshimet në ekonomi dhe rritja e kostove të huamarrjes, në mënyrë që të shmangen vështirësitë me financimin e buxhetit. “Përmirësimi i administrimit të rreziqeve fiskale. Në një mjedis ekonomik të karakterizuar nga pasiguri, forcimi i mekanizmave për identifikimin, dhe administrimin e rreziqeve është i rëndësishëm. Vëmendje i duhet kushtuar kostove në borxh apo në financim. Ne gjykojmë se vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet ndikimit që mund të kenë mbi treguesit buxhetorë dhe trajektoren e borxhit publik, zhvillimet më pak të favorshme ekonomike dhe ndryshimet në kushtet e financimit”, vijoi zv.guvernatorja. Pavarësisht këtyre sugjerimeve, Banka e Shqipërisë e vlerëson pozitivisht projektbuxhetin e vitit 2027, duke theksuar se ai ruan qëndrueshmërinë e financave publike dhe krijon mundësi për investime. Ora 12:12 Buxheti 2027, Hoti i PD-së ‘përplaset’ me kryetaren socialiste te Komisioni për Burimet Natyrore dhe braktis sallën: Protestuesit po rrihen, s’mund të flas për tjetër gjë! Denaj: Je pa përgatitur Deputeti demokrat Kliti Hoti, i cili ishte edhe përfaqësuesi i vetëm në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, është përfshirë në debat me kryetaren Anila Denaj dhe është larguar nga salla.Debati mes tyre nisi pasi Hoti, me të marrë fjalën, nisi të fliste për protestën, duke ngritur pretendime për dhunë nga Policia mbi protestuesit. Nga ana tjetër, Denaj i ka kërkuar që të fliste për Buxhetin 2027 dhe për rininë, pra të fokusohej te çështja e ditës.Pas disa minutash debat, Hoti është larguar nga Komisioni, duke lënë opozitën pa asnjë përfaqësues aty.Hoti: Me rregull treshi, buxheti i vitit 2027 në krahasim me atë të vitit 2026, me rregull treshi është rritur ¾ e 1%. Ideja është që njerëzit po rrihen për çdo ditë. Ne diskutojmë këtu për staruppet, inovacionin dhe të ardhmen. Ne e dimë shumë mirë kush i ka marrë startuppet. Kjo rini ka përfunduar në rrugë sepse nuk sheh të ardhmen, nuk sheh një vizion. Fjala meritokraci është përdhunuar dhe nuk mund të përdoret më si fjalë. Legjitimiteti i Parlamentit na ka sjellë në këtë pikë. Unë kam shkuar edhe te paraburgimi, janë njerëz që...Denaj: I nderuar ishim te buxheti. Kur të shkojmë te ajo çështje, do thërrasim ministrin përgjegjës për rendin dhe e trajtojmë këtë çështje.Hoti: Fakti që ata dalin përditë atje dhe rrihen në mënyrë joproporcionale nga Policia... Nëse do të ishit ju.Denaj: Zoti Hoti a ka mundësi të fokusoheni, apo jeni i papërgatitur për këtë çështje sot.Hoti: Nuk është kjo mënyra... ta garantoj se kjo lloj mënyre na ka çuar deri këtu.Debaj: Ju vini këtu dhe flisni për protestën. Duhet të bëni propozime për rininë.Në përfundim, me votat e mazhorancës u miratua projektligji “për buxhetin e vitit 2027” për fushat e përgjegjësisë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Share SI.E./ReportTv.al komisioni i ekonomise buxheti 2027 banka e Shqiperise Natasha Ahmetaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.1% Jo 41.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 653 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
