Lajme Zone
Dhimbje koke për Maran, Strakosha do të mungojë sërish! Berisha shlyen dënimin dhe rikthehet për Kombëtaren
SportReport TV

Dhimbje koke për Maran, Strakosha do të mungojë sërish! Berisha shlyen dënimin dhe rikthehet për Kombëtaren

Strakosha me shumë mundësi do të mungojë sërish, ndërsa në portë do rikthehet Etrit Berisha pasi shleu kartonin e kuq kundër San Marinos.

Thomas Strakosha pritet të mungojë sërish me kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, teksa kuqezinjtë me 12 nëntor luajnë në Air Albania kundër Finlandës, ndërsa 3 ditë më pas përballen në transfertë me Bjellorusinë. Portieri ishte mungesa e vetme të dielën për AEK në derbin kundër Panathinaiko-s, ndërsa më herët trajneri Nikolic është shprehur se pret që ‘Strakosha të jetë gati pas ndeshjeve të kombëtareve’. LEXO edhe...Certifikata false e COVID-it, Zvicra ‘fal’ Granit Xhakën! Mesfushori kthehet në Kombëtare për ndeshjet e nëntorit Strakosha u dëmtuan në shtator dhe mungoi në 4 ndeshjet që kuqezinjtë kishin në fund të këtij muaji dhe në fillim të tetorit. Gjasat ishin të mëdha që 31-vjeçari të kthehej për sfidat e nëntorit, por dëmtimi në gju rezultoi më i rëndë se sa pritej. Megjithatë në portë pritet të jetë sërish Etrit Berisha. 36-vjeçari ka shlyer mungesën për shkak të kartonit të kuq me Finlandën dhe pritet të kthehet në katërkëndor pikërisht ndaj këtyre të fundit. Madje sëfundmi Berisha po kalon një moment tejet pozitiv me klubin e tij në suedi, pasi në 7 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol. Ne.k./ReportTv.al thomas strakosha kombetarja shqiptare etrit berisha Liga e Kombeve Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.9% Nuk e di 8.2% Vota total: 659 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?