Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, ka reaguar për rastin e një 34-vjeçareje në Roskovec, e cila është mbajtur peng, kërcënuar dhe dhunuar për 45 ditë nga daja i deputetes, Zegjine Çaushi.
Muçollari akuzon për abuzim me gruan në nevojë dhe thekson se vendi i punës është përdorur si mjet presioni. Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve dhe e cilëson rastin si tregues të problematikave në qytetet e vogla. “Si është Prania Besnike në Roskovec!
Mbarë opinioni publik sot është tronditur nga lajmi që vjen nga Roskoveci, ku një grua në nevojë, 34-vjeçare, është mbajtur peng, kërcënuar, dhunuar dhe përdhunuar për 45 ditë nga i afërmi i deputetes së zonës.
Sipas asaj që thotë Kryeministri, ky është rasti tipik kur gruaja duhej të ishte në takimin e urdhëruar të orës 5 me ligjvënësen Zegjine Çaushi. Në varfëri të skajshme, me prindërit e sëmurë, vajza e tyre po kërkonte një punë sado modeste për të siguruar ushqimin. Platforma e Edi Ramës duhet të ofronte zgjidhje.
Deputetja ka publikuar disa foto se po e ushtron Praninë Besnike. Kjo për shfaqje, për të qenë në rregull me letrat. Pasi, në realitet, rastin e merr përsipër daja i saj. Duke qenë një nga njerëzit më të pushtetshëm në zonë prej afërsisë me Zegjinenë, ai ka vendosur të abuzojë me këtë njeri në nevojë, në këmbim të një vendi pune.
Kjo dramë me njerëz të pushtetshëm dhe viktima të pamundura e në nevojë është një kronikë që tregon se si shkojnë gjërat në Shqipëri, sidomos në qytetet e vogla.
Ato shanse për punë që ekzistojnë i ka në dorë deputeti dhe të afërmit e tij. Dhe ata u marrin nevojtarëve gjithçka në këmbim të tyre. Edhe nderin dhe dinjitetin.
Rasti i Roskovecit është, në të vërtetë, pasqyra e Shqipërisë në vitin e 13-të të qeverisjes nga Edi Rama”, deklaron Muçollari./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

