Lajme Zone
‘Prania Besnike’, Rama nga takimi me qytetarët në Shkozë: Eksperiencë krejt ndryshe nga çdo gjë që kam jetuar në politikë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Prania Besnike’, Rama nga takimi me qytetarët në Shkozë: Eksperiencë krejt ndryshe nga çdo gjë që kam jetuar në politikë

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale ku është kujdesur të ruajë fytyrat e qytetarëve në takimin në Shkozë, kryeministri përshkruan ndjesinë e kësaj përvoje, edhe pas gjithë këtyre viteve në politikë.

Takimet pa kamera me qytetarët në kuadër të ‘Pranisë Besnike’ janë një eksperiencë krejtësisht “ndryshe” për kryeministrin Rama. Në një postim të ndarë në rrjetet sociale ku është kujdesur të ruajë fytyrat e qytetarëve në takimin në Shkozë, ai përshkruan ndjesinë e kësaj përvoje, edhe pas gjithë këtyre viteve në politikë. LEXO edhe...Arrestimi i Agasit/ Rama: Unë s’kam autorizuar askënd që të flasë apo të bëjë punët e shtetit në emrin tim! “Prania Besnike është një eksperiencë krejt, krejt ndryshe nga çdo gjë që kam jetuar në politikë prej kaq shumë vitesh. Me Linditën dhe Ogertën sot në Shkozë, Tiranë”, shkruan kryeministri. Takimet e “Pranisë Besnike” zhvillohen çdo të premte në orën 17:00 në çdo njësi, ku veç deputetëve, do të përfshihen edhe ministrat. Synimi është dëgjimi dhe shënimi i çdo problemi të qytetarëve që më pas do të reflektohen në platformën “Pasqyrë Albania.” Share P.J/ReportTv.al edi rama Prania Besnike Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 5202 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?