Lajme Zone
“Prania Besnike”, deputetët e Korçës nisin takimet me banorët dhe evidentojnë problematikat
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Prania Besnike”, deputetët e Korçës nisin takimet me banorët dhe evidentojnë problematikat

Deputetët e Qarkut të Korçës kanë zhvilluar këtë të premte takime me banorët në Drenovë, Rajonin 2 në Korçë, Miras, Pogradec dhe Qendër-Bulgarec.

Deputetët e Qarkut të Korçës kanë zhvilluar këtë të premte takime me banorët në Drenovë, Rajonin 2 në Korçë, Miras, Pogradec dhe Qendër-Bulgarec. Takimet janë zhvilluar në kuadër të “Pranisë Besnike”, një kërkesë e kryeministrit Edi Rama për praninë e deputetëve pranë qytetarëve dhe evidentimin nga afër të problematikave të tyre. Gjatë takimeve, banorët kanë ngritur shqetësime për bujqësinë dhe mungesën e tregut për prodhimet, furnizimin me ujë të pijshëm, si dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore në zonat rurale. Problematikat e adresuara pritet të përcillen pranë institucioneve përgjegjëse, për ndërhyrje dhe zgjidhjen e tyre. Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së