Lajme Zone
Prag dueli historik në boks, legjenda Joshua bën shqiponjën: S’e kam nënvlerësuar kurrë Kristjan Prengën (VIDEO)
SportShqiptarja

Prag dueli historik në boks, legjenda Joshua bën shqiponjën: S’e kam nënvlerësuar kurrë Kristjan Prengën (VIDEO)

Në prag të duelit historik për boksin shqiptar, Kristjan Prenga u shpreh se e ka studiuar Anthony Joshuan dhe i di pikat e dobëta të ish-kampionit të botës. Anglezi foli me respekt për shqiptarin edhe pse Prenga është konsideruar si një kundërshtar jo i denjë në ring për Joshua-n.

Me brohoritjet e shqiptarëve në Jeddah të Arabisë Saudite nisi konferenca për shtyp para superduelit të boksit mes Kristjan Prengës dhe Anthony Joshua. Dy titanët e peshave të rënda përballen në Lindjen e Mesme të shtunën, teksa dueli i tyre është përzgjedhur eventi kryesor i mbrëmjes që do të transmetohet nga gjigandët e DAZN. Për britanikun ish-kampion të botës ky është një rikthim në ring pas shumë kohësh, teksa kaloi edhe peripecitë e një aksidenti. Në fundin e 2025 Joshua humbi 2 miqtë e tij, teksa udhëtonte në Nigeri me të njëjtën makinë me ta, ndërsa vetë ai pësoi lëndime të lehta. Kjo ngjarje e rëndë e ka motivuar të deklarojë se do rikthehet numër 1. Ndërkohë për 35-vjeçarin shqiptar kjo është ndeshja e jetës. Fitorja do t’i hapte rrugën Prengës drejt lavdisë botërore në boks, ndërsa siç deklaroi edhe menaxheri i tij është Joshua ai që ka për të humbur. Kristjan Prenga është cilësuar nga shumë analistë si shumë i dobët për potencialin e Joshuas. “Çdo boksier i ka dobësitë e tij dhe gabimet e tij në ring. Unë i kam parë të gjithë ndeshjet e tij sepse jam rritur me Anthony Joshua sepse është një ndër boksierët më të mëdhenj. Është legjendë, por megjithatë ia di dobësitë dhe do t’ia tregoj të shtunën,”-u shpreh boksieri shqiptar Kristjan Prenga. LEXO EDHE:Historike për boksin shqiptar, Nelson Hysa kundër 'Gipsy King'! Më 1 gusht grushtet shqiptare kundër Tyson Fury-t Vetë Joshua këmbëngul se nuk e ka nënvlerësuar Kristjan Prengën, i cili në karrierën e tij në boksin profesionist ka fituar 20 nga 21 ndeshje. “Është një boksier shumë i mirë, shumë i rrezikshëm dhe e bësoj këtë që them. E njoh, e kam studiuar dhe jam gati të përballem me të në ring. Kam luftuar në peshat e rëndë kundër më të mirëve, më të shpejtëve, më teknikëve dhe ndaj shumë kampionëve. Kështu që do ta shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën,”-deklaroi Anthony Joshua. Joshua refuzoi t’i përgjigjej pyetjes për Tyson Fury-n, duelin e radhës që po e pret e gjithë bota e boksit, pasi sipas anglezit është mungesë respekti për Prengën. "Jo, jo dhe jo. Nuk do të flasim sot për Tyson Fury-n, por për këtë kundërshtar që kam përballë. Nuk mund të flas për të ardhmen sepse fillimisht më duhet të respektoj këtë skuadër që do përballem,”-u shpreh Joshua. Detaj interesant është se në fundin e konferencës, kur boksierët vihen ‘fytyrë më fytyrë’, Anthony e ftoi dhe bëri shqiponjën me duar sëbashku me Kristjan Prengën. Share Ne.k./Shqiptarja.com TAG: boks kristjan prenga Anthony Joshua Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 69.2% Jo 26.2% Nuk e di 4.6% Vota total: 409 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?