Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Poshtë patronazhistët”, revolta e 70-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!


Me thirrjet “poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët vijojnë marshimin kundër kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët vijojnë marshimin kundër kryeministrit Edi Rama. Prej 70 ditësh shqiptarët me qëndresë e rezistencë vijojnë revoltën, ndërsa shprehet të vendosur se do të protestojnë deri në largimin e Ramës. Marshimi vijoi pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministri, ku renditën kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Parlament analfabet”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”, “Rama bë burg, Berisha në burg”, jehojnë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të sotëm. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta