Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Porti i Vlorës në kulmin e sezonit, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë sot me tre tragete nga Brindisi


Porti i Vlorës vijon të përballet me fluks të lartë udhëtarësh, teksa sezoni turistik ka arritur kulmin. Gjatë kësaj të diele, rreth 2700 pasagjerë pritet të mbërrijnë në Vlorë përmes tre trageteve të linjës Brindisi-Vlorë. Dy prej trageteve kanë mbërritur gjatë orëve të para të mëngjesit, duke sjellë rreth 1980 pasagjerë, ndërsa trageti i tretë pritet të ankorohet gjatë pasdites me rreth 700 pasa

Porti i Vlorës vijon të përballet me fluks të lartë udhëtarësh, teksa sezoni turistik ka arritur kulmin. Gjatë kësaj të diele, rreth 2700 pasagjerë pritet të mbërrijnë në Vlorë përmes tre trageteve të linjës Brindisi-Vlorë. Dy prej trageteve kanë mbërritur gjatë orëve të para të mëngjesit, duke sjellë rreth 1980 pasagjerë, ndërsa trageti i tretë pritet të ankorohet gjatë pasdites me rreth 700 pasagjerë në bord. LEXO edhe...Rrezikoi pushuesit në Himarë, bllokohet Jet Ski-ja, drejtuesi i mjetit gjobitet me 300 mijë lekë Përveç udhëtarëve, në port pritet të mbërrijnë rreth 700 automjete, duke shtuar ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit kufitar. Për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në dispozicion për kontrollin e dokumenteve. Nga 8 sportele që funksionojnë gjatë gjithë vitit, gjatë sezonit turistik numri është rritur në 12 sportele. Mes udhëtarëve që kanë mbërritur në Vlorë ka edhe një numër të konsiderueshëm turistësh italianë, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore. Një pjesë e tyre do të qëndrojnë në Vlorë, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt destinacioneve të tjera turistike të jugut. Fluksi i lartë i pasagjerëve dhe automjeteve pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, në një periudhë kur Porti i Vlorës mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes në Shqipëri për udhëtarët që vijnë nga Italia. Ora 11:56 Fluks i lartë në Morinë, mbi 19 mijë qytetarë hynë në Shqipëri për tre orë Fluksi i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës në verilindje të vendit vijon të jetë i lartë në kulmin e sezonit veror. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, nga ora 05:00 deri në orën 08:00 të kësaj të diele kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 19.249 persona.Gjatë të njëjtës periudhë janë përpunuar në hyrje edhe 4.274 automjete.Shifrat tregojnë një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë punën për përballimin e lëvizjes së shtuar të qytetarëve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare Share Ora 11:41 Dyndje udhëtarësh në Portin e Durrësit, mbi 5 mijë pasagjerë zbarkojnë në pak orë, në mbrëmje priten edhe dy tragete Porti i Durrësit po përballet me fluks të lartë udhëtarësh edhe gjatë kësaj të diele, në kulmin e sezonit veror. Deri tani kanë mbërritur katër tragete, nga të cilat kanë zbritur 5.359 pasagjerë dhe 1.564 automjete.Lëvizjet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes, pasi në port do të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera. Autoritetet po vijojnë punën për përballimin e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve që ka pësuar rritje në kulmin e sezonit veror. Share Ora 11:20 Fluks i lartë lëvizjeje në Kakavijë e Qafë Thanë, mbi 23 mijë persona kaluan kufirin në 24 orët e fundit Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës vijon të përballet me fluks të lartë lëvizjesh në kulmin e sezonit veror. Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë përpunuar gjithsej 12.273 shtetas në hyrje dhe dalje. Sipas të dhënave zyrtare, 8.523 persona kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3.750 kanë dalë nga vendi.Po gjatë kësaj periudhe janë përpunuar edhe 3.735 mjete, nga të cilat 2.597 në hyrje dhe 1.138 në dalje.Me këtë fluks më të lartë hyrjesh në territorin shqiptar shërbimet në pikën kufitare po vijojnë punën për përballimin e lëvizjes së shtuar të qytetarëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror. Edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është regjistruar lëvizje e lartë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 6.174 shtetas, ndërsa 5.070 të tjerë kanë dalë nga vendi.Në total, vetëm përmes Kakavijës dhe Qafë Thanës janë regjistruar 23.643 lëvizje, nga të cilat 14.697 hyrje dhe 8.820 dalje. Fluksi më i lartë në hyrje lidhet me kulmin e sezonit veror dhe kthimin e emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, ndërsa autoritetet kufitare vijojnë punën me kapacitete të shtuara për të menaxhuar lëvizjet dhe për të reduktuar kohën e pritjes për qytetarët. Share U.D/ReportTv.al Vlore porti i Vlores trageti Vlore-Brindisi Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.4% Jo 61% Nuk e di 4.6% Vota total: 4099 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?