Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Porositi gati 5 kg kanabis me THC nga SHBA, i riu frikësohet të tërheqë pakon në postën e Shkodrës! Pas 2 javësh në vëzhgim, kapet në banesë në Bathore (VIDEO)


Dorian Sinani dyshohet se përdori identitetin dhe numrin e telefonit të personave të tjerë për të fshehur gjurmët. Antidroga e mbajti nën vëzhgim për mbi dy javë, ndërsa kamerat e fiksuan disa herë pranë postës në Shkodër, ku kishte mbërritur pakoja.

Dorian Sinani 20 vjeç, banues në Bathore u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se kishte porositur një pako me kanabis me përqindje të lartë THC. Pakoja që dyshohet se ishte trafikuar nga SHBA, do të shitej në Shqipëri. Burimet thonë se lënda narkotike do të mbërrinte në postën e Shkodrës. Pak ditë më parë 20-vjeçari kishte shkuar me taksi në Shkodër dhe ishte paraqitur në postë por nuk e ka tërhequr pakon pasi ka pasur frikë se zbulohet. Megjithatë, kamerat e sigurisë e kanë pikasur teksa lëvizte para postës, dhe përmes gjurmimit të taksisë është lokalizuar edhe banesa e tij në Bathote. LEXO edhe...Nga sherri në rrjete sociale te prita në mbikalimin e Rinasit, Joz Marku dhe grupi i tij poshtërojnë Eduard Kuçin para kamerës! Këngëtari merret në pyetje në Tiranë dhe lihet i lirë(VIDEO) Antidroga e Tiranës prej më shumë se 2 javësh mbajti në vëzhgim Dorian Sinanin. Sipas burimeve, ai kishte shënuar në porosi të dhënat personale nga një kartë identiteti që një qytetar e kishte denoncuar të humbur në një faqe në rrjetet sociale. Edhe numri i celularit nuk ishte i tiji. I riu, i cili njihet edhe si përdorues i drogës, kishte porositur 8 paketime me kanabis, me peshë totale 4 kg e 641 gramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale Droga, sipas përllogaritjeve kapte një vlerë prej rreth 20 mijë eurosh nëse do të hidhej në treg. Policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikimin e saj nga SHBA-ja drejt Shqipërisë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al Tirane Dorian Sinani droge Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.2% Vota total: 3601 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?