Studentët e qytetarë nuk kanë mirëpritur mbështetësit e PD dhe deputetët e PD në protestën para Ministrisë së Arsimit. Mes tyre ka pasur dhe diskutime. Qytetarët janë shprehur qartë në thirrjet e tyre “Rama në burg, Berisha në burg”. “Populli nuk do që të ketë në krye Berishën dhe Ramën, atëherë ju nuk thoni dot që jemi me popullin. Është hipokrizi”, tha ajo. Një tjetër protestuese tha se “qytetarët janë të gjithë bashkë, dhe janë të mendimit “Berisha në burg dhe Rama në burg”. Deputetët e PD dhe të PS nuk i duam janë të shitur, ne duam ndryshim”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ministria e Arsimit protesta
