Lajme Zone
Polonia ngre dronët për të kapur shoferët që sinjalizojnë kontrollet policore
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Polonia ngre dronët për të kapur shoferët që sinjalizojnë kontrollet policore

Ajo që për shumë drejtues është një gjest i zakonshëm për të paralajmëruar shoferët e tjerë për një kontroll policor, në Poloni mund t’u kushtojë shtrenjtë. Policia në Myślenice ka përdorur dronë për të kapur nga ajri drejtuesit që u bëjnë drita automjeteve që vijnë në drejtim të kundërt.

Aksioni u zhvillua më 30 shtator në zonat Myślenice dhe Tokarnia, ku efektivët e qarkullimit rrugor monitoruan lëvizjet e automjeteve nga ajri. Droni u mundësoi policëve të identifikonin drejtuesit që përdornin dritat e gjata për të paralajmëruar të tjerët për praninë e patrullave.

Rezultati ishte befasues: 71 automjete u kontrolluan dhe u konstatuan gjithsej 76 shkelje. Plot 47 drejtues u ndëshkuan pasi kishin përdorur dritat për të lajmëruar shoferët e tjerë për kontrollin policor. Për secilin prej tyre u vendos gjobë prej 200 zloty, si dhe 4 pikë penaliteti.

Policia polake argumenton se një paralajmërim i tillë mund të ndihmojë një drejtues që po shkel ligjin t’i shpëtojë kontrollit. Sipas efektivëve, askush nuk e di se kë po paralajmëron: mund të jetë një person që drejton mjetin nën efektin e alkoolit apo substancave, por edhe dikush që kërkohet për një vepër tjetër penale.

Autoritetet rikujtojnë se përdorimi i dritave të gjata jashtë kushteve të përcaktuara nga ligji përbën shkelje. Kështu, një sinjal që dikur mund të shihej thjesht si një “nder” mes shoferësh, në rrugët e Myślenice-s po kthehet në një mënyrë për të rënë në radarët e policisë.

Droni, në këtë rast, ka bërë atë që patrulla në rrugë nuk mund ta shihte lehtë: ka kapur momentin kur shoferët paralajmërojnë njëri-tjetrin dhe më pas policia mund të ndërhyjë ndaj tyre. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)