Lajme Zone
Ndërron jetë në spital 53-vjeçari që u rrëzua nga skela në Sarandë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërron jetë në spital 53-vjeçari që u rrëzua nga skela në Sarandë

Ka ndërruar jetë pas një jave në koma 53-vjeçari Andon Kapetani (i njohur edhe si Arben Kapetani), banues në fshatin Qeparo, i cili u rrëzua nga skela teksa punonte në një objekt në qytetin e Sarandës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 29 shtatorit në rrugën "Mit’hat Hoxha", në lagjen Nr. 4, ku 53-vjeçari po punonte për lyerjen e fasadës së një banese. Pas rënies nga lartësia, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Kapetani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda të marra dhe ndërroi jetë këtë të martë. Standardet e sigurisë në punë dhe rrethanat e incidentit pritet të jenë pjesë e hetimeve nga organet kompetente.