Lajme Zone
PolitikëReport TV

Poliklinika e Specialiteteve në Elbasan pajiset me aparat të ri dixhital, diagnostikim më i shpejtë dhe më i saktë për pacientët


Investimi i Ministrisë së Shëndetësisë synon të rrisë cilësinë e shërbimit dhe standardet e diagnostikimit në poliklinikë.

Një aparat i ri krejtësisht dixhital për radiografi dhe fluoroskopi është vendosur në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, në kuadër të investimeve për përmirësimin e pajisjeve diagnostikuese në sistemin publik shëndetësor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pajisja e re realizon imazhe me rezolucion të lartë dhe krijon mundësi për diagnostikim më të saktë. Gjithashtu, procedurat kryhen në një kohë më të shkurtër, duke rritur efikasitetin e shërbimit për pacientët. LEXO edhe...Elbasan/ Furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim (VIDEO) Ministria bën të ditur se investimi është pjesë e modernizimit të infrastrukturës dhe pajisjeve mjekësore në institucionet publike shëndetësore, me synimin për të ofruar shërbime më cilësore. Sipas saj, teknologjia e re pritet të mbështesë edhe punën e personelit mjekësor, duke ndihmuar në rritjen e saktësisë së ekzaminimeve. Poliklinika e Specialiteteve në Elbasan funksionon me 40 kabinete dhe ofron shërbime në 18 specialitete të sëmundjeve të brendshme, si edhe ekzaminime ambulatore dhe laboratorike. U.D/E.H/ReportTv.al Elbasan ministria e shendetesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.9% Nuk e di 7.9% Vota total: 5955 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?