Disa protestues me maska nisën të digjnin koshat e plehrave të vendosur në rrugë. Kjo solli edhe ndërhyrjen e policisë, ku pati disa persona të shoqëruar. Ndërkohë, autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët.= Policia thirrje protestuesve: Dhuna nuk do të tolerohet, shmanguni nga personat e maskuar Policia e Shtetit ka reaguar për situatën që është krijuar te Rruga e Durrësit para Ministrisë së Arsimit, ku studentët po protestojnë.
Blutë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës.
“Të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private. E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj”, tha policia.
Në njoftimin e publikuar ndërkohë që po protestohet në Rrugën e Durrësit, policia thotë se dhuna nuk do të tolerohet.
“Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve. Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit. Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet” ,thotë policia.
Më parë, protestuesit hodhën gurë brenda godinës së Ministrisë së Arsimit.
Disa protestues me maska nisën të digjnin koshat e plehrave të vendosur në rrugë. Kjo solli edhe ndërhyrjen e policisë, ku pati disa persona të shoqëruar. Ndërkohë, autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët.
Kjo është dita e dytë e protestës studentore, teksa disa universitete dhe fakultete bojkotuan mësimin dhe marshuan nëpër rrugët e Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit.
Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” bllokuan rrugën para shkollës së tyre dhe bojkotuan mësimin. Policia e Tiranës njoftoi se pas protestës së djeshme ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë për shkak se ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të së martës. Minutë pas minute/ "Shpërthen" revolucioni studentor, mijëra persona në këmbë kundër kastës politike
14 Tetor, 11:56 policia thirrje protestuesve dhuna nuk do të tolerohet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vijon revolta studentore para Ministrisë së Arsimit, Rama mbërrin në Kryeministri 14 Tetor 2026, 12:4412:44Aktualitet Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve 14 Tetor 2026, 12:4412:44Aktualitet Fevziu thirrje Sali Berishës: Largohu nga PD, duhet lidership i ri 14 Tetor 2026, 12:4112:41Aktualitet Zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit vendosin koshat në mes të rrugës dhe u vënë flakën; ndërhyn policia 14 Tetor 2026, 12:2912:29Aktualitet Studentët 'bllokadë' autobotit të ujit, vendosin kosha dhe barriera metalikenë rrugë 14 Tetor 2026, 12:2612:26Aktualitet Nuk ndalen studentët, bllokojnë me kangjella Rrugën e Durrësit 14 Tetor 2026, 12:2012:20Aktualitet

