Lajme Zone
Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion, lirohet rruga para Ministrisë së Arsimit
PolitikëTop Channel

Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion, lirohet rruga para Ministrisë së Arsimit

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit, pas ndërhyrjes me autobotin e ujit me presion.

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit, pas ndërhyrjes me autobotin e ujit me presion. Për të mundësuar kalimin e autobotit, efektivët e Policisë kanë zhbllokuar rrugën, e cila ishte bllokuar nga protestuesit me kangjella të shkulura. Pas hapjes së rrugës, autoboti ka nisur hedhjen e ujit me presion për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë, Policia ka nisur shoqërimin e disa prej protestuesve, ndërsa situata është tensionuar gjatë ndërhyrjes së efektivëve para Ministrisë së Arsimit. Top Channel